9.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Suspendohet Bajram Hamitaga – prokuror i krimeve të rënda në Prizren

Është suspenduar nga detyra, prokurori i krimeve të rënda në Prokurorinë Themelore në Prizren, Bajram Hamitaga, për dyshime të shkeljes së kodit etik. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur të mërkurën pasdite, kryeprokurori i PThP-së, Sylë Hoxha.

“Pas paraqitjes së ankesës se një të akuzuari për vrasje në tentativë i përfshirë në një proces gjyqësor ku ishte angazhuar prokuror në rastin, Bajram Hamitaga, Komisioni Disiplinor i Këshillit Prokurorial si dhe pas konsultimit tim me prokurorin, kemi marrë vendim për suspendimin e tij”, njoftoi kryeprokurori Hoxha, transmeton Televizioni i Prizrenit.

Hoxha thotë se rasti në fjalë e dëmton reputacionin dhe besueshmërinë e institucionit tonë.

Ndryshe, në një hulumtim 5 mujor, emisioni “Drejtësia në Kosovë” ka siguruar prova të cilat flasim për dyshime serioze të korrupsionit në Prokurorinë Themelore të Prizrenit. Emisioni i cili transmetohet të premten, më 6 maj, në RTK në terminin e rregullt në orën 21:20, sjell detaje për akuzat për korrupsion ndaj prokurorit të krimeve të rënda në Prizren, Bajram Hamitaga. Dëshmitarë flasin për kërkesat e sekserëve dhe prokurorit për dhënie të mitos për të mbyllur një rast të vrasjes në tentativë. Emisioni sjell pamjet e filmuara gjatë takimeve të sekserëve dhe ndërmjetësve të prokurorit me familjen Paçarizi, takime në të cilat flitet për paratë dhe ofertën për tërheqje të akuzave. Në detaje të tjera përfshihen edhe dyshimet se prokurori Hamitaga kishte kontaktuar me familjarë të personave të dyshuar e po ashtu kishte servisuar makinën e barit dhe kishte marrë një çadër oborri pa e paguar. Bisedat ekskluzive me dëshmitarë të rastit, sekserë dhe prokurorin e dyshuar për mitë-marrje mund t’i ndiqni të premten në RTK.

Previous article
Next article

Më Shumë

Kuvendi i Prizrenit bart mbi 2 milionë euro në projekte për vitin 2024

Kuvendi i Prizrenit ka miratuar sot bartjen e mjeteve të të hyrave vetanake të rritura nga ato të planifikuara për vitin e kaluar. Shuma e...

Reja, afër të emërohet trajner i skuadrës në Seria A

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Edoardo Reja raportohet se mund të marrë drejtimin e skuadrës së Udineses deri në përfundim të këtij sezoni. Mediet...

Lajmet e Fundit