9.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Tahiri: Presim marrëveshje për telekom dhe energji

Edita TahiriZëvendëskryeministrja Edita Tahiri pret që në takimin e sotëm ndërmjet Thaçit dhe Dacicit të përmbyllen marrëveshjet për telekomin dhe energjinë.
Ajo ka thënë për “Epokën e re” se tani edhe BE-ja është e prirur t’i mbyllë këto dy çështje për të cilat bisedohet më tepër se dy vjet.

Tahiri ka vlerësuar se për këto dy fusha ekzistojnë edhe draft-marrëveshjet të cilat i ka hartuar BE-ja në bazë të qëndrimeve të palëve.

“Jam optimiste se takimi në mes të dy kryeministrave me baroneshën Ashton do të sjellë marrëveshje në të dy fushat. Në këtë drejtim shoh më shumë gjasa për energjinë. Megjithatë, mbetem optimiste për të dy fushat, sepse është edhe një prirje e BE-së që këto dy çështje tashme të zgjidhen, pasi ky proces ka filluar në mars të vitit 2011 dhe mbi dy vjet po flasim për këto dy fusha”, ka thënë Tahiri.

Zëvendëskryeministrja Tahiri ka deklaruar se nëse pala serbe e kupton se zgjidhjet duhet të jenë në kuadër të parimeve evropiane dhe në kuadër të ligjeve të Republikës së Kosovës atëherë marrëveshjet janë të mundshme

Më Shumë

Posta e Kosovës lëshon në qarkullim pullën postare kushtuar mbrojtjes së ambientit

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Mbrojtja e ambientit”.  Si pjesë përkrahëse e fushatave sensibilizuese,...

Vdes një infermierie në Malishevë

Ka ndërruar jetë, Sadije Thaçi, e cila për vitë të tëra shërbeu si infermiere në QKMF-Malishevë. E ndjera, para disa kohe kishte dal në pension. Sadije...

Lajmet e Fundit