10.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Taksat e qytetarëve po shpenzohen për plotësimin e dëshirave të zyrtarëve komunal të Prizrenit

Mybra MystafaShefja e Grupit Parlamentar të LDK-së në Prizren, Mybera Mustafa vlerëson se shuma në vlerë prej 64 mijë euro, e shfrytëzuar për dreka zyrtare është tepër i lartë për buxhetin e Prizrenit.

“Për fazën nëpër të cilën po kalon Kosova dhe qyteti i Prizrenit, kjo shumë është tepër e lartë”, thotë Mustafa për ‘PrizrenPress’.

Në gjashtë-mujorin e parë të këtij viti nga buxheti komunal i Prizrenit për dreka zyrtare janë shpenzuar afër 64 mijë euro, apo 18 mijë euro më shumë se sa në periudhën e njëjtë të vitit 2013.

Zyrtarët komunal kanë thënë ndërkaq se këto shpenzime nuk janë bërë vetëm nga Administrata komunale , pasi që në këtë buxhet hyjnë edhe shpenzimet e Drejtorisë së Arsimit dhe Shëndetësisë.

Në raportin përmbëledhës të shpenzimeve nga 1 janari deri me 30 qershor 2014, është shënuar se për dreka zyrtare janë shpenzuar 64 mijë euro , derisa 11 mijë euro janë shpenzuar për manifestime të ndryshme dhe mbi 11 mijë euro për furnizim me ushqim dhe pije.

Mybera Mustafa(LDK) thotë ndërkaq se zyrtarët komunal po i shfrytëzojnë taksat e qytetarëve për dëshira personale.

“Pozicioni buxhetor është i paraparë për mysafir e jo pët dëshira të zyrtarëve komunal”, thotë Mustafa./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lajmet e Fundit