8.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Të hënën fillon vaksinimi kundër gripit sezonal në Prizren

Të hënën fillon vaksinimi kundër gripit sezonal në Prizren.

Vaksinën do të marrin personat me sëmundje kronike, personat në moshë të shtyer dhe personat e tjerë me rrezikshmëri të lartë për infeksion.

“Me qëllim të parandalimit të gripit sezonal, Drejtoria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare nga dita e hënë, 9 dhjetor, do të fillojë imunizimin e kategorive më të rrezikuara të popullatës nga gripi sezonal”, njofton Komuna e Prizrenit.

“Imunizimit nga kjo sëmundje do t’i nënshtrohen personat me sëmundje kronike, personat në moshë të shtyer dhe personat e tjerë me rrezikshmëri të lartë për infeksion”.
“Tanimë janë shpërndarë gjithsej 6500 vaksina në të gjitha njësitë e vaksinimit të QMF-ve, për ta ofruar këtë shërbim çdo personi që ka nevojë”.

“Vaksinimi është mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga gripi sezonal”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sonte Derbi i Madoninës: Fitorja shpall kampion Interin

Dy rivalët e përjetshëm të kampionatit Italian, Milani dhe Interi përballen me njëra-tjetrën në Derbin e Madoninës, mbrëmjen e kësaj të hëne, nga ku...

Panairi Tradicional i Prizrenit shënon kulturën dhe trashëgiminë vendase

Sot, në Sheshin e Dëshmorëve në qendër të Prizrenit u hap Panairi dy ditësh Tradicional i Prizrenit, nën organizimin e Drejtorisë së Turizmit dhe...

Lajmet e Fundit