4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Të respektohet autonomia universitare

arsim bajrami

Ministri i ri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka thënë se është i vetëdijshëm për problemet në arsim, por ka bërë me dije se në bashkëpunim me nxënësit, studentët dhe profesorët, do të arrihet deri te suksesi.

Në një intervistë për “Epokën e re”, Bajrami ka thënë se këto probleme mund të tejkalohen duke respektuar të gjithë detyrën me përgjegjësi, nxënësit, studentët, prindërit, mësimdhënësit, profesorët dhe institucionet relevante. “Jam optimist se kështu mund t’ia dalim”, është shprehur ministri Bajrami.

Sa i përket çështjes së regjistrimit të kandidatëve që u takojnë kategorive të familjes së ngushtë të dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të luftës, ministri Bajrami ka treguar se ka mbetur një problem i pazgjidhur nga mandati i kaluar. Ai ka thënë se kjo është çështja kryesore të cilën e kam trajtuar sapo ka filluar punën si ministër dhe, sipas tij, tashmë me këtë çështje po merret drejtpërdrejt edhe kryeministri.

“Besoj se Qeveria e Republikës së Kosovës do të japë kontributin e saj për tejkalimin e këtij problemi shumë të ndjeshëm për të gjithë. Së bashku me kryeministrin Mustafa jemi takuar ndarazi me udhëheqësit e Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’ dhe përfaqësuesit e shoqatave të Luftës së UÇK-së. Qeveria do t’i japë vlerësimet e saj, por duhet ta keni parasysh se në fund kjo është çështje duhet zgjidhur mes Universitetit të Prishtinës dhe shoqatave përkatëse. Unë u lutem të dy palëve për vullnet të mirë. Besoj se me mirëkuptim mund gjendet një zgjidhje”, është shprehur Bajrami, duke shtuar se ministria që ai drejton do të angazhohet me të gjitha kapacitetet për të kontribuar në tejkalimin e këtyre vështirësive.

“Në asnjë rast nuk pretendojmë të dalim përtej autorizimeve ligjore që kemi si Qeveri. Të gjitha përpjekjet tona do të jenë në përputhje me parimin e respektimit të autonomisë universitare. Ju e dini se ne aspirojmë të aplikojmë në Bolonjë. Për këtë kemi edhe mbështetjen e partnerëve zhvillimorë ndërkombëtarë dhe këtu vlerësohemi se sa e respektojmë autonominë dhe pavarësinë e institucioneve të arsimit të lartë”, ka deklaruar ministri Bajrami.

Ai ka shtuar se në të ardhmen do të përgatisin një program kombëtar për përkrahjen e kandidatëve që u takojnë kategorive të familjarëve të ngushtë të dëshmorëve, veteranëve të luftës dhe invalidëve të luftës.

“Ky është obligim shtetëror dhe duhet të bëjmë çmos që këta fëmijë të mos kenë vështirësi të tilla në të ardhmen”, është shprehur ai.

Ministri Bajrami në këtë intervistë ka folur për cilësinë e arsimit, punët dhe vështirësitë që e presin gjatë këtij mandati. Ai ka premtuar se do të jetë i përkushtuar në ndërtimin e një sistemi arsimor gjithëpërfshirës, që siguron kushte për formim cilësor dhe në përputhje me nevojat e tregut të punës e të shoqërisë.

“Gjatë punës sime unë do të angazhohem për krijimin e konsensusit politik dhe shoqëror lidhur me rëndësinë e arsimit dhe shkencës, për nevojën e trajtimit të sektorit të arsimit si një prioritet themelor për zhvillimin e vendit, angazhim që do të duhet të reflektohet edhe në peshën që do t’i jepet arsimit dhe shkencës në ndarjen e buxhetit vjetor qeveritar”, është shprehur ministri i Arsimit, Arsim Bajrami.

Më Shumë

Lirohen katër policët e ndaluar nga Serbia, jo edhe Jankoviq

Katër policët e Kosovës, të cilët janë ndaluar që nga dje nga autoritetet e Serbisë, janë liruar. Një gjë të tillë e bëri të...

Edhe 17 biznese të reja të mbështetura nga komuna e Prizrenit dhe Preda Plus, me mbështetjen e ASB-së

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë me dije se kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi me përfaqësuesit e projektit “Integra – Nxitja e...

Lajmet e Fundit