7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Tetë projektet më  problematike të Administratës së Prizrenit

Drejtori i Administratës  në Prizren, Osman Hajdari, në raportin e punës, ka paraqitur projektet e trashëguara  me probleme të Administratës.

Ai, ka numëruar tetë probleme  serioze që është dashur të zgjidhen, shkruan PrizrenPress.

  Raporti i punës, pa ndërhyrje

Projektet me probleme në Administratën Komunale:

E-kiosku

Ky është vetëshërbimi digjital për certifikatat, ekstraktet apo shërbimet e gjendjes civile. Qytetarët të cilët janë të

regjistruar në regjistrin civil, si dhe kanë nxjerrë edhe më parë një ekstrakt, në çfarëdo kohe përmes një procesi tejet të thjeshtë, me letërnjoftimin e tyre mund t’i shtypin dokumentet e gjendjes civile.

Komuna ka edhe 2000 Euro borxh ndaj Kompanisë, e cila e ka proceduar këtë pagesë përmes përmbarimit. Pas ekzaminimit që kemi bërë së bashku me Kompaninë implementues, është vërtetuar se asnjëra nga këto 8 E-kioske nuk funksionojnë, pavarësisht se janë të pranuara teknikisht nga Komuna. Andaj, kemi formuar një komision të veçantë ku pas një punë disa mujore kemi arritur ta funksionalizojmë njërin nga e-kiosket të cilin e kemi vendosur në hapësirën e jashtme të administratës komunale. Të tjerat do të funksionalizohen gjatë javëve në vazhdim. ?

Zyrat e gjendjes civile në Gjonaj dhe Lubizhdë të Qytetit

Kontratat për ndërtimin e këtyre dy zyrave është bërë qysh në vitin 2015, kontrata të cilat kanë mbetur pa u realizuar si pasojë e neglizhencës së Drejtorisë së Administratë së kaluar. Për zyrën e gjendjes civile në Lubizhd, Komuna ka pasur obligime rreth 5000 Euro OE, mjete të cilat i kemi planifikua me ridestinimin e mjeteve nga të hyrat vetanake, kemi kryer të gjitha procedurat e pranimit teknik dhe tani kjo zyre është funksionale, kemi rregulluar edhe hapësirën e jashtme dhe do të rregullojmë edhe sistemin e sigurisë.

Ndërsa për zyrën e gjendjes civile në Gjonaj, Komuna ka kryer të gjitha obligimet financiare, është bërë pranimi teknik nga organi mbikëqyrës, por nuk ka funksionuar për arsye se nuk është planifikuar kyçja në rrym e këtij objekti. Gjatë muajit maj së bashku meKEDS kemi përfunduar kyçjen më rrymë, mirëpo ky objekt ka ende telashe me izolimin, pasi në çdo reshje ka problem me ujin, i cili depërton në hapësirat e objektit. Në javën e tretë të muajit korrik pritet ta funksionalizojm edhe këtë objekt. Megjithatë në rojektimin e këtyre dy zyrave nuk janë paraparë sistemi i ngrohjes, sistemin e sigurisë, sistemi i shërbimit dhe hapësira përcjellëse e këtyre objekteve. ?

Arkiva elektronike e Gjendjes Civile

Ky projekt ka nisur në vitin 2016, vlera e projekti rreth 72898.98Euro, sipas kompanisë janë të përfunduar të gjitha punimet dhe Komuna ka obligim edhe 30,000 Euro ndaj këtij OE, në bazë të analizës del se ky projekt nuk është funksional, madje jo i nevojshëm  për Komunën, pasi serverët për këtë nuk janë të integruar në sistemi qeveritar të mirëmbajtjes. Komisioni i ngritur për këtë çështje ka Realizimi i këtij projekti është bërë gjatë vitit 2016. Kostoja e projekti është 68,000, ku janë vendosur 8 copë.rekomanduar funksionalizimin e këtij projekti i cili do të implementohet deri në fund të vitit. ?

Smart City

Ky projekt ka nisur në vitin 2016, vlera e projekti rreth 24, 000 Euro, kompania fituese përmes përmbaruesit ka realizuar pagesat dhe vlera e këtij projekti për Komunën është rreth 27500 Euro, në bazë të analizës del se ky projekt nuk është funksional, madje jo i nevojshëm për Komunën, pasi edhe mirëmbajtja dhe futja e të dhënave ju ka besuar Kompanisë. Ky projekt del të jetë një projekt i paaplikueshëm nga Komuna.

Kompleksi Memorial i Dëshmorëve të Kombit në Varrezat e Landovicë

Ndërtimi i Kompleksit Memorial të Dëshmorëve të Kombit në varrezat e Landovicës ka filluar në vitin 2013, financimi është bërë nga të hyrat vetanake, kostoja e projektit është rreth 750, 000 Euro dhe në bazë të planifikimit të drejtorisë është paraparë që ky projekt të përfundoj në vitin 2022. Komuna ka obligime financiare edhe 55,000 Euro ndaj OE për përfundimin e këtij projekti.

Në bazë të analizës që i kemi bërë këtij projekti ne kemi ndërmarr disa veprime ku kemi takuar Kompani implementuese, Komisionin mbikëqyrës si dhe Organizatën e veteranëve të Luftës së UÇK-së ku nga kompani kemi kërkuar që të bëjë një planë dinamik për përfundimin e projekti deri në muajin qershor – 2018. Jemi duke punuar me të gjithë akterët e përfshirë në këtë projekt që ta përmbyllim deri në muajin shtator, problem i theksuar i këtij projekti është edhe lista e dëshmorëve të kombit. ?

Obligimet financiare ndaj OE

Më ridestinim të mjeteve financiare kemi arritur ta përmbushim edhe obligimin financiarë që Komuna e Prizrenit ka ndaj OE të cilat kanë kryer obligime ndaj komunës gjatë viteve paraprake. Disa nga obligimet janë të pa deklaruar në fund të viti fiskal. ?

Zyrat/sportelet në Objektin e Administratës

Kontrata 13,793 Euro, e nënshkruar, me dt. 8.11.2017 , ku janë rregulluar disa sportel për shërbimet ndaj qytetarët jashtë çdo standardi të shërbimit. Janë improvizuar disa shkallë që qytetet ti marrin këto shërbime pasi sportelet janë shumë lartë. Projekt jo funksional. ?

Faqja e re elektronike e Komunës / sistemi i hyrje-daljes.

Është dizajnuar dhe strukturuar në nivel më të lartë, por duke iu përmbajtur Udhëzimit administrativ për mirëmbajtjen e faqeve elektronik, nga zyrtari i IT-s, uebi i ri i lansuar nga Ministria për Komuna, por i cili tani është duke funksionuar në tersi. Kemi kërkuar nga Agjencia e Informacionit furnizimin me 6 pajisje për hyrje / dalje, të cilat endi si kemi pranuar. Kemi funksionalizuar sistemin e monitorimit me kamera në Objektin e Administratës

Më Shumë

Kurti: Një ditë pas votimit në favor të Kosovës në KiE, Serbia hakmerret kundër civilëve

Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur hakmarrje të Serbisë ndaj votimit në favor të anëtarësimit të Kosovës në KiE, ndalimin e mbi 300 qytetarëve...

Italia me pesë skuadra në Champions, mjafton vetëm një kombinim për t’u zyrtarizuar

Italia vijon të kryesojë renditjen e kampionateve elitare të Europës dhe mesjava në kompeticionet europiane, thelloi edhe më shumë diferencën me Gjermaninë ndjekëse. Madje,...

Lajmet e Fundit