9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Thaçi e Veseli të flasin për vrasjet

Dyshimi i ngritur së fundi nga deputeti i LDK-së, Anton Quni, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës në këto dy mandatet e fundit dhe ish-epror i UÇK-së, sipas të cilit presidenti i tanishëm ivendit, Hashim Thaçi, mund të jetë një dëshmitar kyç i ofrimit të të dhënave sa u takon vrasjeve politike të pasluftës, pasi që ai ka pasur njohuri edhe për funksionimin e disa shërbimeve të zbulimit dhe kundërzbulimit në vend gjatë asaj periudhe kohore, për analistët politikë dhe njohësit e fushës së sundimit të ligjit duhet të merret në konsideratë,shkruan gazeta Kosova Sot.

Sipas tyre, paraqitet edhe si nevojë e domosdoshme inicimi i procesit hetimor për rolin që ka pasur SHIK-u, qoftë gjatë dhe pas periudhës së luftës. Deputeti Adem Salihaj, nga LDK-ja, konsideron se bashkëpartiaku i tij nuk ka thënë diçka shumë të re, por vetëm sa është shpalosur edhe një herë para opinionit një e vërtetë që nuk mund të fshihet, e për të cilën duhet të japin llogari të gjithë ata që kanë qenë pjesë e asaj strukture, kanë qenë të afërt me ato struktura dhe kanë pasur e vazhdojnë të kenë edhe sot informacione për fushat dhe mënyrat e operimit të saj. Salihaj thotë se Hashim Thaçi nuk mund të jetë vetëm dëshmitar, por edhe përgjegjës kyç për ato vrasje që kanë ndodhur para15-16 vjetësh.

Salihaj drejton gishtin nga presidenti

Sipas Salihajt, SHIK-u nuk i zbulon vrasjet që i ka kryer vetë. “Hashim Thaçi nuk mund të jetë dëshmitar, ai është përgjegjës për shumicën e vrasjeve politike që janë kryer gjatë luftës dhe pas saj në Kosovë. Sa për hetim të SHIK-ut nga Parlamenti, tash për tash nuk ka mundësi, sepse nuk mund të sigurohen votat, por do të vijë koha kur do të hapet edhe në Parlament çështja e organizatës kriminale SHIK dhe të gjithë ata që e kanë krijuar dhe udhëhequr do të dënohen politikisht dhe para drejtësisë. Derisa të mos e bëjmë këtë ne nuk do të jemi një shtet i mirëfilltë, në të cilin sundojnë rendi dhe ligji”, tha Adem Salihaj për “Kosova Sot”. Si dëshmitar kyç e sheh rolin e tij në procesin hetimor edhe eksperti për çështje të sundimit të ligjit, Blerim Burjani. Mirëpo jo vetëm Thaçi, por, sipas Burjanit, krahas tij duhet të dëshmojë edhe vetë Kadri Veseli, si drejtues i SHIK-ut.

“Thaçi do të jetë njëri nga dëshmitarët që do të deklarohet për informata që eventualisht mund të ketë para Gjykatës Speciale, pra mund të jenë me gjasë shumë dëshmitar. Kjo gjykatë mund ta ftojë madje edhe Veselin në cilësi të dëshmitarit të ndërlidhur me punën e tij në këtë shërbim. SHIK-u ka funksionuar dhe ka pasur raporte të ngushta me disa shtete dhe ka punuar edhe me sektorë të sigurisë jashtë Kosovës”, tha Burjani për “Kosova Sot”.

Kelmendi: Thaçin e bënë lider shërbimet sekrete

Domosdoshmërinë për të qenë dëshmitar kyç për vrasjet politike të pasluftës presidentin Thaçi e sheh si të arsyeshme edhe eksperti i shkencave të sigurisë Jeton Kelmendi. “Po, është e vërtetë se Thaçi mund të ketë qenë i lidhur me shërbimet e ndryshme inteligjente, madje edhe producent i shërbimeve informative, sepse niveli intelektual i tij nuk i lejonte këtij, Hashim Thaçit, që të bëhej lider ndryshe, sikur mos ta mbështesnin shërbimet inteligjente.

Më Shumë

Kot grindem me hënën

Enver Sulaj Fjalët e shenjta më vijnë si profeci Si magji Si ankth Dhe më lënë pa frymë, pa fjalë. Sonte mori fund vuajtja Fjalët ikën tej reve Ti dridhesh si...

25 vjet nga masakra në familjen Berisha në Suharekë

25 vjet më parë, forcat serbe fillimisht kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të rreth 50 anëtarëve të familjes Berisha, e më pas...

Dhimbja

Lajmet e Fundit