9.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Thaçi: Obama rrëzoi murin e fundit të mbetur të Luftës së Ftohtë

Hashim thaci 4Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, e ka përshëndetur vendimin e Presidentit amerikan Barack Obama për të rivendosur marrëdhëniet diplomatike me Kubën.

Shefi i diplomacisë kosovare thotë se kështu u shemb një ndër muret e fundit të mbetur të Luftës së Ftohtë.

“SHBA në këtë mënyrë nisin një kapitull të ri të marrëdhënieve me Kubën. Rasti i ngjashëm i normalizimit të marrëdhënieve me Vietnamin është një dëshmi se diplomacia dhe dialogu kanë efekt shumë pozitiv qoftë në krijimin e një klime më paqësore në kuadër të marrëdhënieve ndërkombëtare e qoftë në zhvillimin e brendshëm drejt demokracisë dhe ekonomisë së tregut. Fuqimisht besoj se ndryshimet pozitive do të arrihen nëpërmjet angazhimit dhe ndërveprimit e jo nëpërmjet izolimit”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

Thaçi më tej shkruan se “dialogu që ka zhvilluar me homologun serb ofron dëshmi se rruga e dialogut dhe e ngritjes graduale të marrëdhënieve diplomatike është rruga më e mirë për të zgjidhur problemet ndër-shtetërore të së kaluarës dhe për të ndërtuar një të ardhme të fqinjësisë së mirë”.

Më Shumë

Lajmet e Fundit