I pyetur nga gazeta gjermane Die Welt se si e komenton deklaratën e Presidentit rus, Vladimir Putin, se Kosova dhe Krimena janë raste të ngjashme, Kryeministri Thaçi ka thënë se një deklaratë e tillë është absurde.
Die Welt: Si e vlerësoni deklaratën e Presidentit të Rusisë, Putin, për rastin e Kosovës. Ai e ka krahasuar Krimenë, me rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës – disa politikanë gjermanë e pranojnë një krahasim të tillë?
Thaçi: Askush nuk duhet ta harrojë gjenocidin e kryer në Kosovë. Mandej rastin e pavarësimit të vendit, që ishte një proces. Pavarësia jonë nuk ishte produkt i lëvizjeve seperatiste, por e një dëshire historike që kishin qytetarët e vendit. Pra: krahasimi me Krimenë është absurd.