10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Thaçi përshëndet lirimin e Limajt

Thaci7-03Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi përshëndet vendimin për shpalljen të pafajshëm të komandantit të UÇK-së, Fatmir Limaj dhe bashkëluftëtarëve të tij.

Kryeministri Thaçi tha se me këtë proces gjyqësor u dëshmua edhe një herë pastërtia e luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Qeveria e Republikës së Kosovës, që nga fillimi i këtij procesi ndaj komandantit Fatmir Limaj dhe pjesëtarëve të tjerë të UÇK-së ka besuar fuqishëm në pafajësinë e tyre dhe në drejtësinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, është thënë në deklaratën e kryeministrit Hashim Thaçi.

Më Shumë

Prizren, arrestohen 2 persona sulmuan zyrtarët policorë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Prizren, pasi që ata kishin sulmuar zyrtarët policorë. Njëri nga të dyshuarit është dërguar...

Kuvendi i Prizrenit bart mbi 2 milionë euro në projekte për vitin 2024

Kuvendi i Prizrenit ka miratuar sot bartjen e mjeteve të të hyrave vetanake të rritura nga ato të planifikuara për vitin e kaluar. Shuma e...

Lajmet e Fundit