11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Thaçi: Sot u vulos përcaktimi për t’u bërë pjesë e BE-së!

Thaci-qeveriaKryeministri në detyrë Hashim Thaçi, me rastin e inicializimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian, ka thënë se nga sot është vulosur përcaktimi strategjik i Kosovës për t’u përcaktuar për vlerat e Unionit Evropian.

“Jemi në fillim të një procesi të integrimit me shumë sfida, mirëpo unë jam i bindur që ne kemi potencialin dhe vullnetin e duhur për t’i përballur me sukses çdo vështirësi. Këtij zhvillimi duhet ti gëzohemi të gjithë sepse sot jemi edhe më afër përmbushjes së aspiratës së popullit tonë për integrim Euro-Atlantik. HTH”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.

Më Shumë

Në Prizren janë regjistruar 33,756 qytetarë

Në Prizren, procesi i regjistrimit të popullsisë është në rrugën e duhur, me 33,756 qytetarë të regjistruar deri më tani. Koordinatori i komisionit komunal, Haxhi...

52 vite më parë Bekim Fehmiu vizitoi për herë të parë Shqipërinë

Më 21 prill 1972 aktori kosovar me famë botërore Bekim Fehmiu vizitonte për herë të parë Shqipërinë. Fehmiu lindi në Sarajevë më 1 qershor 1936...

Lajmet e Fundit