9.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Tollovi në rrugën “Remzi Ademaj” në Prizren

Pas rifillimit të punimeve në vendosjen e kolektorit të uëjrave të zeza në rrugën kryesore të Prizrenit atë “ Remzi Ademaj”, sërish po shfaqen tollovi në komunikacion.

Qytetarët po kanë mirëkuptim për zhvillimin e punimeve, por banorët e rrugës “ Sozi Çelebiu” ku po qarkullojnë këto automjete kanë shqetësimet e tyre.
Para disa ditesh, kanë rifilluar punimet në vendosjen e kolektorit në pjesën tjetër të rrugës “ Remzi Ademaj”, nga Gjimnazi “ Remzi Ademaj” deri tek objekti i administratës komunale të Prizrenit. Veturat tani po lëvizin në të djathtë të kësaj rruge nëpër Urën e Soziut, dhe po rikyçen në rrugën kryesore përmes rrugës “ Sozi Çelebiu”.

Kjo rrugë e ngushtë e kësaj zone të qytetit, e ngushtuar edhe më tepër me parkimin e shumë veturave po krijon telashe të mëdha për pjesëmarrësit në komunikacion. Gjithashtu problem të madh po paraqesin automjetët e rënda, të cilat mezi po e kalojnë këtë rrugë për shkak të hapësirave të vogla, dhe po krijohen kolona të gjata të veturave.

Taksisti Krenar Gashi, i cili po qarkullonte me veturën e tij gjatë dites së hënë ,tha se po has në probleme gjatë lëvizjes në këtë rrugë, pasi që ndalesat po janë të gjata si pasojë e rrugës së ngarkuar dhe kolonave të shpeshta që po krijohen.

Në anën tjetër, qytetarët Arlind Vërmica e Bashkim Gigollaj, thonë se përkundër vështirësive në lëvizje në këtë rrugë, ata kanë mirëkuptim për realizimin e projektit të kolektorit për derdhjen e ujërave të zeza në impiantin e Vlashnjes që pritet të ndërtohet.

Ndërkaq, banori i rrugës “ Sozi Çelebiu”, Enver Batiu, thotë se vendimi për qarkullimin e automjeteve në këtë rrugë në kahjen e kundërt nga se ishte më herët për shkak të këtyre punimeve, ka bllokuar banorët që jetojnë në afërsi, ndërsa ai thotë se shqetësim tjetër është se nga lëvizja e veturave të shumta janë të rrezikuar fëmijët.

Ai në emër të banorëve kërkon që të gjendet një zgjidhje më e pranuueshme nga organet kompetente dhe policia.
Lidhur me këtë çështje ne kemi kontaktuar zyrtarin komunal për informim , Ymer Berisha, i cili përmes telefonit tha se jemi të njoftuar për gjendjen në komunikacion në këtë rrugë pas fillimit të punimeve në vendosjen e kolektorit, dhe së bashku me organet tjera kompetente po mundohemi të marrim masa shtesë që mos të paraqiten vështirësi në këtë rrugë.

Ndërkaq, gjithashtu jemi në pritje edhe të përgjegjigjes nga ana e implementuesit të këtij projekti KRU “ Hidroregjioni jugor” dhe të policisë, e cila vetëm ditën e parë ka qenë e orinetuar për rregullimin e lëvizjes së automjeteve, ndërkaq probleme më të theksuara po paraqesin automjetët e rënda që po lëvziin në rrugën “ Sozi Çelebiu”, të cilat e kanë shumë të vështirë të lëvizin në këtë rrugë të ngushtë dhe të cunguar nga veturat e parkuara../TV Prizreni/

Më Shumë

Lajmet e Fundit