22.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Tridhjetë juristë të rinj filluan praktikën në Gjykatën Themelore në Prizren

IMG_0024Tridhjetë juristë të rinj kanë filluar sot punën praktike në Gjykatën Themelore në Prizren.

Kryetari i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Ymer Hoxha tha se është hera e parë që një numër kaq i madh i juristëve fillojnë punën praktike në gjykatë.

“Është hera e parë që Gjykata jonë ka pranuar, një numër kaq të madhe të praktikantëve”, tha Hoxha.Sipas tij, të gjithë praktikantët, do të angazhohen nëpër divizione të ndryshme, ku do të kenë mundësi të njihen me punën e Gjykatës.

“ Praktikantët do të kenë mundësi që në periudhën njëvjecare të marrin përvojë në fushën e tyre”, tha Hoxha. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Ndërmarrja “Guraziu” është specializuar në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes. Pronari, Arton Guraziu, ka një përvojë prej 20 vjetësh. Adresa e...

MAPL-ja ndan mbi 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi, ka bërë me dije se janë ndarë 8 milionë euro në 11 komuna të Kosovës. Në...

Lajmet e Fundit