Banorët e fshatit Tupec kërkojnë ndriçim publik.
Kryetari i fshatit , Mehmet Hamdi Çoçaj, tha për “Kosova Sot” se kanë paraqitur kërkesë tek organet komunale për ndriçim publik.
“Fshati Tupec ende nuk ka asnjë llambë të ndriçimit publik e që shumë i duhet këtij fshati, sepse janë mbi 30 shtëpi që nuk kanë banorë të përhershëm dhe ndriçimi publik është mbrojte për rastet e hajnive”, tha Çoçaj.