21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Ujërat e zeza kundërmojnë banorët e fshatit Kobaj

Fshati Kobaj ka mbetur jashtë dorës së qeverisjes komunale. Bujar Rrahmanaj, kryetar i fshatit Kobaj, është shprehur për “Kosova Sot” se preokupim i fshatarëve është që vitet e fundit ky fshat nuk është në projektet buxhetore komunale dhe se nuk është bërë asnjë investim në fshat.”Në fshatrat përreth jam i vetëdijshëm se është investuar shumë, ndërsa fshati Kobaj ende nuk ka infrastrukturë të rrjeteve të ujërave të zeza dhe e pësojnë edhe qytetarët e fshatit Grazhdanik, për shkak të derdhjeve të ujërave të këtij fshati”, është shprehur Rrahmanaj. Ai shton se rrugët kanë mbetur të pashtruara në shumë lagje.

“Rinia e fshatit nuk e ka as edhe me të voglin vend për të ushtruar ndonjë aktivitet sportiv, shkolla që është ndërtuar tërësisht e re ka mbetur pa fushë sporti, pa rrethojë dhe se është demoluar pothuajse 50 për qind e asaj godine”, është shprehur ai.

Shquhen për traditën e mikpritjes

Rrahmanaj thotë se lapidarët e dëshmorëve të kombit në fshat kanë mbetur në mjerim, pa as edhe një cent investim.”Është një neglizhencë e madhe nga Qeveria lokale për fshatin Kobaj, premtime boshe të kota nga zyrtarë lokalë. Edhe pse është investuar në ujë të pijes, ende shkolla dhe gjithë fshati ballafaqohen me këtë problem për shkak të mospunës sa duhet të kompanisë”, shprehet ai për gazetën. Ky vendbanim është themeluar me të ardhurit nga lagjja Badallaj e Zhurit.

“I pari i kësaj lagjeje ka ardhur këtu si bari me stane. Prandaj banorët e këtij fshati janë të një barku dhe të një gjaku, duke përjashtuar dy familjet e ardhura, Fanaj dhe Rashkaj”, ka thënë Bislimaj. Fshati Kobaj i Prizrenit konsiderohet si vendbanim i ri. Mr. Orhan Bislimaj tregon se banori i parë i këtushëm kishte ardhur nga fshati Zhur, lagjja Badallaj, dhe që i përkasin fisit Bytyçi.”I pari i kësaj lagjeje ka ardhur këtu si bari me stane. Prandaj, të gjithë fshati janë të një barku dhe një gjaku, duke përjashtuar dy familjet e ardhura, Fanaj dhe Rashkaj”, ka thënë Bislimaj. Sipas tij, banorët shquhen për traditën e mikpritjes si dhe festimin e disa festave të vjetra.”Shënohen dhe festohen me përkushtim akoma dy festat, ajo e Shëngjergjit dhe Shënmitrit”, tregon Bislimaj. Po ashtu, banorët tregojnë respekt edhe për objekte që për ta janë të veçanta, si Tyrbja e Baba Soziut dhe Guri i Zi

Kobaj, me shumë kurbetçinj

Bujar Rrahmanaj thotë se fshati Kobaj i ka 1300 banorë. “Kobaj për shkak të konfiguracionit strategjik gjatë luftës ishte pika kryesore e të gjitha takimeve, sepse kishte rrugë lidhëse në të gjitha anët nga qyteti në fshatra dhe anasjelltas. Prandaj, Kobaj luftës i fali dy dëshmorë”, shprehet Rrahmanaj.

“Ishte korridor i UÇK-së”, thotë Rrahmanaj, duke shtuar se të parët i kushtuan shumë rëndësi shkollimit të gjeneratave të reja dhe tani ky fshat ka 13 magjistra shkencash. Megjithatë, sipas tij, banorët kryesisht merren me bujqësi. Rrahmanaj tregon se nga 160 familje sa ka fshati, për fat të keq, rreth gjysma e banorëve jetojnë jashtë vendit, siç shprehet ai, “me bukën e kurbetit”. Por, ai shprehet se banorët e mbetur po përpiqen të ruajnë traditën e trashëguar nga të parët.

“Fshati ka ruajtur në mënyrë fanatike sidomos traditën e dasmave dhe kanagjeqeve”, shprehet Rrahmanaj. Ndryshe, fshati Kobaj tani ka pasur shumë investime pas lufte, por jo për t’i plotësuar të gjitha nevojat. Banorët tregojnë se përfituan nga iniciativat të gjitha shtigjet e UÇK-së të asfaltohen, andaj edhe fshati Kobaj deshi fati të lidhet në katër anë me asfalt

(Kosova Sot)

Më Shumë

Hovenier për masakrën e Krushës: NATO reagoi për të ndaluar gjakderdhjen

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se inaugurimi i Muzeut të Masakrës së Krushës së Madhe të Rahovecit, i dokumenton këtë ngjarje...

Konjufca: Qeveria s’ka arsye të japë dorëheqje

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se qeveria nuk ka arsye të japë dorëheqje. Këtë deklaratë ai e bëri para mediave kur u pyet...

Lajmet e Fundit