13.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Uji i kroit në Gorrozhub, kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë

Një krua në Prizren është kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Nga po i njëjti furnizohen fshatrat përreth, të të dyja vendeve. Klan Kosova raporton se uji që rrjedh aty ishte si urë lidhëse për të dyja vendet.

Por, edhe pse tani kanë ujë të pijshëm që të dyja vendet, ata kanë lidhur miqësi në mënyra tjera. Po martohen mes vete.

Në një rrëfim në Klan Kosova shpjegohet se si e kanë amanet nga të parët që të miqësohen mes vete. E vetëm në fshatin Gorrozhub, janë mbi 10 familje që kanë marr nuse në Shqipëri apo anasjelltas.

 

Më Shumë

Komuna e Prizrenit organizon takime për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal

Komuna e Prizrenit, ka filluar mbajtjen e takimeve informuese me qytetarët për Hartimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZHK). Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, është...

Ti je për mua një krijesë e trishtë

Poezi e shkruar nga Cesare Pavese. Përktheu: Orjela Stafasani Ti je për mua një krijesë e trishtë një lule e përkohshme poezie që bash në çastin kur e...

Lajmet e Fundit