11.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Ushtari i UÇK-së nga Suhareka mbeti jashtë listës së veteranëve, thotë se mashtruesit ia zunë vendin (Video)

Fadil Gashi nga Shiroka e Suharekës po akuzon mashtruesit se ia kanë zënë vendin, duke mos e futur atë në listën e veteranëve të UÇK-së.

Madje, ai thotë se tashmë është konfirmuar se ai ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

I kishte 18 vjet kur u betua si ushtar i UÇK-së dhe këtë ngjarje e mban mend shumë mirë Fadil Gashi nga Shiroka, mirëpo pas 20 viteve ai nuk figuron në listën e veteranëve të luftës së UÇK-së, ku zyrtarisht është vërtetuar se kanë zënë vend mbi 19 mijë mashtrues.

Ai beson se këta të fundit ua zunë vendin.

“sherri i tyne, jemi mbet na. Ata që s’kanë qenë në luftë, s’kanë qenë ushtarë, janë tash veteranë. Na që kemi qenë jemi jashtë listës”, thotë ai për Klan Kosova.

Gashi dyshon se emri i tij po shfrytëzohet nga dikush tjetër.

Aktivitetin e Gashit si ushtar në rajonin e Duhlës dhe Suharekës, e ka konfirmuar edhe ish zëvendëskomandanti i kësaj zone, Mufail Elshani.

Ai ka thënë se vonesa për aplikim ka bërë që emri i Fadil Gashit të mbetet jashtë listave. /Telegrafi/

 

Më Shumë

Arrestohet një burrë në Malishevë, rrahu fëmijët e tij të mitur

Në Malishevë, një burrë u arrestua, pasi ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve të tij të mitur. “Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas...

Vdes në QKUK personi që u aksidentua javën e kaluar në Prizren

Ka vdekur në QKUK personi i cili u aksidentua gjashtë ditë më herët në Prizren. Policia ka bërë të ditur se viktima ishte duke u...

Lajmet e Fundit