7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Uzurpimet lënë Prizrenin pa tren

E autorizuara e “Infrakos”, Flora Çekaj, gjatë një seance gjyqësore të mbajtur në Gjykatën Themelore në Prizren, ka kërkuar që gjykata të marrë vendim me të cilin do të detyrojë kompaninë e ndërtimit “Fat Group” që të largojë rrethojën dhe një ventil të ujit të vendosur në pronë të saj. Çekaj, gjatë kësaj seance gjyqësore, ka deklaruar se nga skica e vendit të ngjarjes të përpiluar nga eksperti i gjeodezisë vërehet se në pronën e “Infrakos” është vendosur një ventil uji dhe po ashtu ka potencuar se leja për ndërtim e dhënë nga Komuna e Prizrenit dhe ndërtimi i objektit banesor, janë në kundërshtim me Ligjin mbi Hekurudhat e Kosovës.

Në anën tjetër, i autorizuari i të paditurës, avokati Fitim Shporta, ka deklaruar se ndërtimi i objektit banesor dhe afarist është kryer në pronën ku pronar është i padituri dhe se në asnjë mënyrë nuk është prekur prona e paditëses, ndërsa ka propozuar të ftohet eksperti i gjeodezisë për të sqaruar ekspertizën pasi, sipas tij, ka paqartësi. Gjyqtari i rastit, Arsim Hamzaj, pas deklarimeve të palëve ndërgjyqëse, ka aprovuar propozimin për thirrjen e ekspertit të gjeodezisë për të elaboruar ekspertizën dhe për të sqaruar paqartësitë. Seanca e radhës në këtë çështje kontestimore, do të mbahet më 4 shtator 2018, duke filluar prej orës 10:00. Në padi thuhet se ndërhyrje të tilla në shtratin e hekurudhës po e rrezikon investimin e premtuar të Bashkimit Evropian për të rivitalizuar linjën hekurudhore Prizren-Xërxë-Klinë.

Lidhur me këtë problem në marrëveshjen e nënshkruar nga “Infrakoss” dhe kryetari i Komunës së Prizrenit, në mesin e një mori kushtëzimesh që janë nënshkruar është edhe ajo se “Infrakoss” duhet të formojë një komision profesional, i cili duhet të analizojë pastaj të gjithë uzurpimet dhe lirimin e pronës shtetërore si dhe duhet të trajtojë dhe të iniciojnë ndryshimin e planit rregullues për proceduarat e rikthimit të provave hekurudhës. Për këtë çështje kemi kontaktuar Fatmir Memajn, drejtor i Urbanizmit dhe Islam Thaçin, drejtor të Inspektorateve. Drejtori i Urbanizmit, Fatmir Memaj është shprehur për “Kosova Sot” se “Infrakoss” ka formuar komisionin për këtë çështje. Kurse drejtori i Inspektorateve në KK të Prizrenit, Islam Thaçi, pohon se i kanë specifikuar dhe detajuar të gjitha çështjet në marrëveshje duke thënë se janë të vetëdijshëm për përgjegjësitë dhe kompetencat.”Pres formimin e komisionit të përbashkët nga të dy palët”. Pas punës dhe vendimeve të komisionit duhet filluar me lirimin e hapësirave pastaj. Kështu bazuar me këtë shihet se “Infraksoss” pritet të formojë këtë komision sa më parë.

Shumica e prizrenasve pa marrë parasysh këto vendime apo vendimet të tjera ata mendojnë se hekurudha duhet të vijë në qytet. Njëri ndër problemet që nga pas lufta po e mundon është pikërisht fakti se tashmë në Prizren nuk vjen treni. Prof. Vesel Krasniqi pohon për “Kosova Sot” se kjo është anomalia më e madhe që po ndodh me stacionin hekurudhor në Prizren. “Dikur në kohën e Austrohungarisë ka pasur tren, bile deri në Zhur, e tani në këtë liri të Kosovës s’kemi as tren, as hekurudhë. E di se të thuash së paku 7 ose 8 kilometra të hekurudhës janë uzurpuar. Por, duhet të zgjohet nga gjumi kompania e Hekurudhave të Kosovës e mos ta lërë Prizrenin në këtë gjendje”, pohoi për gazetë Krasniqi.

Ai tutje shton: “Për mosfunksionim të hekurudhës në Prizren, mendoj që institucionet qendrore dhe ato lokale duhet të na informojnë. Ndoshta ka ndonjë plan apo strategji qeveria kur dhe si do ta funksionalizojë hekurudhën në Prizren, mirëpo unë mendoj që mosfunksionimit të hekurudhës i ka ndihmuar edhe qeveria lokale duke i lejuar ndërtimet e larta në atë zonë”. Kurse Abdullah Tejeci pohon se befasohet pse tashmë nuk vjen treni në Prizren. Ai beson se kompania përkatëse duhet të merret me këtë çështje. Prof. Islam Thaçi thekson për gazetën “Kosova Sot” se hekurudha në Prizren, ka pasur një traditë shumëshekullore. Edhe prof. Reshit Kushaj tregon për “Kosova Sot” se treni në Prizren është dashur të vijë e jo të ndihet kjo mungesë e tanishme.

(Kosova Sot)

Më Shumë

Latifi: Kosovës i duhet ndihma profesionale, jo `dyqanet e kirurgjisë`

Kirurgë shqiptarë në mërgatë do ta ndihmojnë Kosovën dhe shëndetësinë e saj, përmes Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës. Kryetari i këtij kolegji Dr. Rifat...

Moti sot me temperatura deri në 30 gradë Celsius

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të ketë mot kryesisht me diell. Sipas njoftimit të këtij instituti,...

Lajmet e Fundit