16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Varrosen tetë të rënët në Kumanovë

Me një pjesëmarrje masive të qytetarëve nga të gjitha trojet shqiptare u është dhënë lamtumira e fundit tetë të vrarëve në Kumanovë. Ata janë varrosur në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë me nderime të larta ushtarake.

Familjarë, të afërm bashkëluftëtarë dhe mijëra qytetarë iu kanë dhënë lamtumiren e fundit tetë të vrarëve dhe kanë përkujtuar po ashtu edhe dy shokët e tjerë të vrarë bashkë me ta, por që u varrosën të shtunën në vendlindjet e tyre.

Në varrimin e tyre kanë marrë pjesë ish luftëtarë të UÇK-së, personalitete nga skena politike dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Deri në Varrezat e Dëshmorëve kufomat e të vrarëve janë sjellë nga persona të veshur me uniforma të UÇK-së.

Arkivolet me trupat e tetë të vrarëve janë bartur nga salla “1 Tetori” ku gjatë ditës janë bërë homazhe dhe është mbajtur një akademi komemorative.

Të rënët në Kumanovë janë Xhafer Zymberi, Mirsad Ndrecaj, Turgaj Gashi, Fatlum Vishesella, Arben Rexhaj, Samid Kastrioti, Hysen Rushiti dhe Valon Kabashi. Ndërkaq Beg Rizaj është varrosur në Gllogjan ndërsa Nusret Kaloshi në Kumanovë

Më Shumë

Proton Cable Prizreni nikoqir i Golden Eagle Yllit

Sot zhvillohen dy përballje interesante në Superligën e Basketbollit kosovar. Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 27-të të PrinceCaffe Superligës. Proton Cable Prizreni do të...

Bashkimi i shkon Trepçës, dy rivalët e vjetër pritet të sjellin basketboll cilësor

Sot zhvillohen dy përballje interesante në Superligën e Basketbollit kosovar. Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 27-të të PrinceCaffe Superligës. Dita nis me derbin mes...

Lajmet e Fundit