14.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Vdekja e familjes 5-antarëshe në Suharekë-çfarë raportuan mediat zvicerane?

Radio Televizioni i Zvicrës (RTS) në gjuhën frenge ka raportuar për vdekjen e pesë anëtarëve të familjes Sadiku në një aksident trafiku që ndodhi të dielën pasdite në fshatin Duhël të Suharekës.

Në artikullin e publikuar sot në uebsajtin e saj, RTS ka theksuar se familja Sadiku jetonte në zonën e qytetit Reinach të kantonit Aargau në Zvicër. Madje, në titullin e lajmit të publikuar nga mediumi publik zviceran shkruhet: “Pesë persona që jetonin në Zvicër vdesin në një aksident në Kosovë”.

“Një aksident rrugor i mori jetën pesë anëtarëve të një familje të dielën në jugperëndim të Kosovës. Viktimat, që jetonin në Zvicër, kishin shkuar me pushime në Kosovë”, raporton RTS.

Po ashtu, Radio Televizioni i Zvicrës raporton se presidenti kosovar Hashim Thaçi u ka shprehur ngushëllime të afërmëve të familjes, përmes një shkrimi në Facebook. /Insajderi.com

Më Shumë

Kurti kujton 25 vjetorin e masakrave serbe në Gjakovë e Rahovec

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar 25 vjetorin e masakrave serbe në Gjakovë e Rahovec ku nuk u kursyen as gra e fëmijë. Më...

Milani përgatit kontratën e re për Theo Hernandez

Gjigantët e Serie A, Milan-i po mendojnë të rinovojnë kontratën e Theo Hernandez, ndërsa interesi i Bayern Munich rritet më shumë. Sipas një raporti nga...

Lajmet e Fundit