7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Vendimi për vrasjen e ariut, flet kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka folur për Express lidhur me paralajmërimet për vrasjen e ariut në këtë komunë. Ai ka treguar se autorizimin për ta bërë këtë gjë e kanë marrë nga Inspektorati i Agjencisë së Pyetjeve. Por, i pari i Prizrenit thotë se nuk kanë vendosur ende se a do ta zbatojnë apo jo këtë vendim.

“ Ne e kemi marrë një autorizim/vendim nga Inspektorati i Agjencinë së Pyetjeve, të cilët kanë kërkuar që ta vrasim ariun. Ata kanë kërkuar që ky të vritet pasi po paraqet rrezik për qytetarët. Mirëpo, ne tani më shumë se një vit e kemi ndaluar gjuetinë në komunën tonë”, ka thënë ai.

“ Ne si komunë jemi kundër vrasjes së këtij ariu. Vendimi për vrasjen nuk është i yni. Ne kemi thënë se ai mund të futet ne gjumë me anë të disa pushkëve, por është thënë se ato mungojnë dhe ai duhet të vritet”.

Haskuka shprehet i bindur se ariu nuk është duke paraqitur rrezik për qytetarët, dhe thotë se ai mund të trajtohet ndryshe.

“ Ne kemi kërkuar që ariu të merret e të largohet nga aty. Të dërgohet në ndonjë qendër, siç është një në Prishtinë. Kemi kërkuar edhe mënyra tjera që ai të zbutet. Por, na kanë thënë që s’kanë kushte që të bëhen këto”, ka thënë ai për Express.

Kryetari i Prizrenit ka komentuar edhe deklaratat e Kryeshefit të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë (AMMK), Ilir Morina, i cili ka thënë, do të paditet çdo institucion i cili vret një kafshë të mbrojtur nga ligji.

“ Unë po ju them se nga Inspektorati i Agjencisë së Pyetjeve e kemi marr këtë autorizim. Nuk po merr Komuna vendime për ta vrarë. Pra vendimet dhe thirrjet për vrasjen e ariu po vinë nga Agjencia e Pyetjeve” ka thënë Haskuka.

Më Shumë

Policia e Kosovës ka një apel për shoferët: Kujdes gjatë vozitjes pas fillimit të reshjeve të shiut në vend

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje drejtueseve të automjeteve që të kenë kujdes gjatë vozitjes pas fillimit të reshjeve të shiut në vend. Në...

Ballkani në finale të Kupës

Skuadra e Ballkanit luajti baras me Suharekën në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës (2-2), por e ka siguruar kualifikimin në finalen e madhe...

Lajmet e Fundit