7.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Veseli në Suharekë: PDK po forcohet që ta zhvillojë Kosovën

Universiteti iKryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar  strukturat e reja të PDK-së në Suharekë për të diskutuar vizionin e tij për jetësimin e platformës Dekada e Re.

Pasi vuri në pah suksesin e procesit të brendshëm zgjedhor në të cilën morën pjesë mijëra pjesëmarrës, Kryetari Veseli vlerësoi kulturën demokratike, rezultatet e procesit zgjedhor dhe Dekadën e Re si vizion dhe platformë politike.

“Ne sot jemi dëshmitar për shpejtësinë e zhvillimeve të pritshme por edhe të pa pritshme politike brenda dhe jashtë vendit. Vendit tonë, ne me mundësitë dhe veprimet tona, duhet t’i shërbejmë më së miri që mundemi, sepse, ky është obligim për të djeshmen tonë, të sotmen dhe ardhmen e fëmijëve tanë, si detyrim dhe obligim madhor, brenda vlerave të interesit dhe synimit nacional, integrimin me vlerat euro-atlantike”, theksoi z. Veseli.

Kreu i PDK-së tha se reformat e reja që kanë filluar, do ta fuqizojnë PDK-në edhe më shumë si partia më e madhe në vend e cila ka përgjegjësinë për ndërtimin dhe zhvillimin e vendit.

“Ne kemi ofruar dhe ofrojmë si parti hapësirë për të gjithë, por, këto mundësi duhet të kenë impakt në secilin nivel. Marrja e përgjegjësisë dhe ballafaqimi e sfidat është tipar yni, ndërsa ADN-ja jonë është e pranishme në secilin projekt me vlerë nacionale që nga çlirimi e deri sot. Ne nuk do të ndalemi duke ofruar mundësitë më të mira dhe vlerat më të mira në secilin nivel, duke e bërë vendin tonë të zhvilluar dhe me vlera”, tha Veseli.

Duke folur për projektet dhe reformat e mëdha të ministrave të PDK-së, kreu i PDK-së tha se në partinë që e drejton nuk do të ketë hapësirë për asnjë individ që ka probleme me ligjin.

Ramë Vataj, kryetar i Degës së PDK-së në Suharekë, tha se në këtë komunë ka pasur shumë ndryshime pozitive gjatë procesit të brendshëm zgjedhor ku shumë profesionistë të fushave të ndryshme që i kanë sjellë energji të re Dekadës së Re./Klan Kosova /

 

Më Shumë

Rrëzohen propozimet serbe që anëtarësimi i Kosovës të kushtëzohet me themelimin e Asociacionit

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sot me 2/3 e votave të të gjithë deputetëve të pranishëm nga të gjitha shtetet anëtare, do të...

Diplomon gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës

Sot në sallën ‘1 Tetori‘ në Prishtinë diplomoi gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës, në përbërje të komuniteteve të ndryshme. Këtë ceremoni solemne, me...

Lajmet e Fundit