22.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Veseli: SHIK-u ka ndalë vëllavrasjen

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli thotë se opret që manifestimi i paralajmëruar për nesër nga ana e opozitës, të mos e prish festën e 28 Nëntorit. Ai edhe një herë u ka bërë thirrje partive opozitare që t’i kthehen dialogut në Kuvend.

“Unë shpresoj të jetë paqësore. Në Kuvend nuk kanë qenë paqësor. Kanë qenë të dhunshëm. Shpresoj të jenë dinjitozë në Ditën e Flamurit”, ka thënë Veseli në emisionin “Argument Plus” në RTV21.

“Opozita duhet ta thotë fjalën e vetë në Kuvend; opozita duhet t’i respektoj ligjet, përkatësisht rregulloren e Kuvendit”.

Veseli konfirmon se seanca e paralajmëruar për të hënën, do të mbahet në sallën kryesore të Kuvendit.

Ndërkaq, i pyetur për aktivitetin e tij në Shërbimin Informativ të Kosovës, (SHIK), ai ka thënë se kjo organizatë nuk duhet të ngatërrohet me matrapazët dhe zhvatësit e pasluftës.

“Jam i gatshëm të votoj krijimin e një komisioni për SHIK-un, por nuk do të lejoj që kjo organizatë të ngatërrohet me matrapazët e pasluftës. Duhet të ketë hetime për të gjithë”, theksoi ai, duke shtuar se SHIK-u ka ndaluar vëllavrasjen pas luftës.

“Ndoshta është pikëriht ajo organizatë që ua ka ndalë turrin matrapazëve që të mos shkojmë në vëllavrasje, veçanërisht në periudhën e 2001-2002-2003”./Telegrafi

Më Shumë

Vetim Shala, shkoi për ta dhënë provimin e mjekësisë në Prishtinë, u përjetësua me diplomën e dëshmorit

Vetim Shala u lind më 28 shtator të vitit 1968 në fshatin Nashec të Prizrenit. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes me...

Kompletohet grupi i Kosovës në Ligën e Kombeve

Lituania e ka mposhtur Gjibraltarin me rezultat 2-0, nga dy ndeshjet në kuadër të playoff-it të Ligës së Kombeve. Kështu lituanët do t’i bashkohen Kosovës...

Lajmet e Fundit