13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Veterani i UÇK-së kërkon ndihmë për shërim jashtë vendit nga leukemia (Video)

Ka katër muaj që Nasuf Mjekqi sillet nëpër spitale për të kërkuar shërim të leukemisë akute.

Por, 42 vjeçarit nga Grabovci i Obiliqit, me rekomandim të mjekëve nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës i duhet të kërkojë ilaç jashtë vendit, njofton Klan Kosova.

E për trajtimin e tij një spital në Turqi ka kërkuar 150 mijë euro.

Nasuf Mjekiqi është i martuar dhe baba i 3 fëmijëve. Ai është i papunë, dhe jeton vetëm me pensionin e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kronikë nga Rejhane Selimi.

045 891 714 numri i kontaktit i familjes Mjekiqi.

Më Shumë

Mirlind Daku flet për herë të parë: E kam pritur ftesën nga Kombëtarja, por është vendim i Sylvinhos

Kombëtarja e Shqipërisë e ka nisur me humbje vitin 2024, pasi u mund në miqësoren e parë për këtë muaj nga Kili me rezultat...

Osmani: Më 24 mars të ’99-ës aleancat e botës demokratike u bënë bashkë për të parandaluar shfarosjen e popullit të Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar aleancën veri-atlantike, NATO-n dhe ushtarët e saj për kontributin që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për Kosovën. Sot në...

Lajmet e Fundit