16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Vetëvendosje! prezantoi kandidatët për Kuvendin Komunal të Prizrenit

VV prezantoi kandidatetLëvizjes Vetëvendosje! në Prizren prezantoi të premten kandidatët për Kuvendin Komunal që do të garojnë në zgjedhjet e tre nëntorit.

Kandidat për kryetar të Komunës, Arbër Rexhaj, tha se qytetarët e Prizrenit kësaj radhe i kanë vetëm tri opsione. “Opsioni i parë është që t’i zgjedhin ata që janë sot në pushtet, ata që komunën e kanë shndërruar në një mekanizëm privat, në shërbim të interesave të grupit të tyre të interesit, ata, që i ka dy zyra pune, një në komunë dhe tjetrën në sallën e gjyqit. Opsioni i dytë t’i zgjedhin ata që ishin më herët në pushtet. Ata që janë shterur dhe nuk mund më të nxjerrin asgjë të re, andaj edhe e riciklojnë veten. Dhe opsioni i tretë – ta zgjedhin Alternativën e VETËVENDOSJE!-s për Prizrenin, që është alternativa e ndryshimit thelbësor, alternativa e kthimit të dinjitetit. Kjo është alternativa përmes së cilës ne do ta kthejmë qeverisjen aty ku e ka vendin. Te sovrani. Te qytetarët tanë. Ne do të qeverisim me qytetarët tanë. Ne do t’i dëgjojmë qytetarët tanë dhe do të qeverisim së bashku me ta”, tha Rexhaj.
Ai prezantoi me radhë kandidatët për Kuvendin Komunal të Prizrenit.

Drita Millaku, kandidate për Kuvendin Komunal, tha se barazia gjinore është e domosdoshme dhe në të njëjtën kohë tregon edhe nivelin e emancipimi të shoqërisë. “Lëvizja VETËVENDOSJE! mbron pikëpamjen se nevojitet një mobilizim i përgjithshëm shoqëror dhe politik, për të ndërtuar një shtet pa dallime gjinie,dhe për të krijuar kushte më të mira të jetesës dhe për të ndërtuar një shoqëri të drejtë dhe solidare. Kuota 30% në procesin e saj politik dhe 40% në përfshirjen në jetën publike, ende mbetet një formalitet përmbushës karshi ligjit, si pasojë e mos implementimit në praktikë”, theksoi ajo.

Kandidat për Kuvendin Komunal, Enver Batiu, ndërkaq theksoi se dështimi i ruajtjes së trashëgimisë kulturore e historike të Prizrenit e ka imponuar edhe miratimin e Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit, i kundërshtuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, qytetarët dhe shoqëria civile. “Në veçanti është e rrezikuar qendra e qytetit me gjithë trashëgiminë arkitekturale, monumentale dhe urbane. Duke e ngulfatur me ndërtime joadekuate, me leje dhe pa leje, me pëlqime joligjore, me tejkalime të të gjitha ndërtimeve të reja; në hapësirë, në thellësi dhe në lartësi. Po i ndërrohet dhunshëm pamja, me një degradim të qëllimshëm, nga pushteti, dhe mos dhënies së mundësisë që zejtarët dhe qytetarët të zhvillojnë punë të lirë, me të edhe ngecjen e zhvillimit ekonomik”, tha Batiu.

Visar Ymeri, kryetar i Grupit parlamentar të VETËVENDOSJE!-s, tha se gjëja e parë ku ne dallojmë nga të tjerët është se për ne institucioni është i paprivatizueshëm. “Të tjerët e shfrytëzojnë institucionin publik, sikur ta kishin pronë private. E kanë shndërruar komunën si diçka të privatizuar, përderisa komuna duhet të jetë e përbashkëta. Komuna duhet ta ketë qasjen e njëjtë ndaj të gjithë qytetarëve. Komuna duhet të jetë e qytetarëve që jetojnë dhe qarkullojnë nëpër të, si dhe e qytetarëve që do të vijnë në të ardhmen. Një komunë e qytetarit, që u takon secilit dhe asnjërit individualisht, normalisht që është komunë e solidaritetit dhe komunë e barazisë”, tha mes tjerash Ymeri./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Masakra në Krushë të Madhe nga forcat serbe, i mbijetuari Elshani rrëfen se çfarë ndodhi para 25 vitesh

I mbijetuari i masakrës në Krushë të Madhe, Selami Elshani ka rrëfyer në detaje atë se çfarë ndodhi para 25 vitesh në masakrën që...

Gjini lirohet nga detyra e ushtruesit të detyrës së shefit të repartit të Gjinekologjisë në Prizren

Spitali i Përgjithshëm “Prim.Dr. Daut Mustafa”, në Prizren, ka liruar gjinekologun Sebajdin Gjini nga pozita e ushtruesit të detyrës së shefit të repartit të...

Dhimbja

Lajmet e Fundit