10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Vidhen stoli ari në vlerë prej 8 mijë euro, në shtëpinë e një mërgimtari të Prizrenit(Foto)

Një mërgimtar i cili jeton dhe vepron në Gjermani, ka njoftuar TV Prizrenin, se në orët e vona të pasdites së sotme, persona të panjohur kanë hyr në shtëpinë e tij në lagjen ” Bajram Curri”, ku kanë vjedhur stoli ari në vlerë 8 mijë euro.

Lidhur me rastin është njoftuar policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes duke proceduar me rastin.

Siç pohon ai, policia ka njoftuar të afërmit e tij se hajnat gjatë vjedhjes kanë lënë gjurmë të gishtërinjëve.

Mirëpo, ky bashkëatdhetar apelon tek qytetarët që të ndihmojnë në zbulimin dhe identifikimin e autorëve të kësaj vjedhjeje, dhe se nga ai do të shpërblehen. /tvprizreni.info/

P

Më Shumë

QKUK në krizë/ I ka vetëm 49 anesteziologë, i nevojiten 118

Qendra Klinika Universitare e Kosovës (QKUK) po përballet me numër të vogël të anesteziologëve. Edhe pse në tre muajt e parë nuk ka pasur ikje...

SBAShK paralajmëron protestë më 1 maj

  Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka bërë të ditur se me 1 maj do të ketë protestë të punëtorëve të arsimit. Në njoftimin...

Lajmet e Fundit