10.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Viti 2015 nis me më shumë vajza se djem

femijete e sapolindurTë sapolindurit në momentet e para të vitit 2015, paraqesin lajmin më të lumtur. Lindjet në vendet e rajonit kanë filluar me më shumë vajza se sa djem, raporton Anadolu Agency.

E posalindura Ema, me peshë 3550 gramë është foshnja e parë e lindur në kryeqytetin e Bosnje dhe Hercegovinës, në Sarajevë, 37 minuta pas mesnate.

Foshnja e parë e vitit të ri 2015 në Serbi është i gjinisë mashkullore, që ka lindur një sekondë pas mesnatës në klinikën gjinekologjike dhe obstetrike Fronti Popullor në kryeqytetin serb, Beograd.

Pak pas mesnatës foshnja e parë në Kosovë u lind nga një 16 vjeçare me inicialet D.B. nga Lipjani. Ajo lindi një vajzë me peshë 2750 gramë.

I linduri i parë në Kroaci është vetëm katër sekonda pas mesnate në maternitetin “Nova Gradishka” , Frani i vogël, që peshonte 3440 gramë.

Fëmija i parë i lindur në 2015 në Maqedoni ishte vajzë. Ajo lindi në Shkup, vetëm një minutë mesnatës. Vajza peshonte 3550 gramë. Prindërit Olivera dhe Kire vajzës ia dhanë emrin Mia.

Si në Maqedoni, fëmija i parë që lindi në Mal të Zi në 2015 ishte e gjinisë femërore. Vajza ka lindur në spitalin e Podgoricës, pikërisht një minutë pas mesnate. Foshnja e lindur nga nëna shqiptare Valentina Stanaj peshonte 2750 gramë.

Megjithatë, në Shqipëri i linduri i parë për këtë vite është djalë. Foshnja lindi në spitalin Koço Glozheni në Tiranë, një minutë pas mesnatës. Foshnja peshonte 4150 gramë.

Më Shumë

Promovohet libri “Fotografitë që pavdekësuan Prizrenin”

Libri " Fotografitë që pavdekësuan Prizrenin" i autorit Salajdin Krasniqi u promovua mbrëmë në Prizren . Libri është vlerësuar lartë. Redaktori Dr. Nexhat Çoçaj tha se...

Siguria në Prizren, vlerësohet e mirë

Drejtori i Policisë Rajonale në Prizren, kolonel Faton Alija, ka pritur në takim Besar Gashin, drejtori i Departamentit për Operative të SHKK nga Drejtoria...

Lajmet e Fundit