9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Vjen reagimi i ashpër për vrasjen e arinjve në Suharekë (Foto+18)

Lidhur me ngjarjen që ka ndodhur në Bukosh të Suharekës, sot kanë reaguar “Four Paës” dhe “Pylli i Arinjve Prishtina”. Këto organizata u kanë bërë thirrje institucioneve përkatëse që të merren masa ndaj veprimeve mizore.

“Aktet e tilla janë shokuese, dhe të papranueshme. U bëjmë thirrje institucioneve përkatëse të reagojnë ndaj këtij rasti. Rastet e tilla mizore duhet të kenë pasoja ligjore”, citohet të ketë thënë Afrim Mahmuti, drejtor në “Pyllin e Arinjve Prishtina”.

Ligji e specifikon qartë që vrasja e kafshëve të egra, veçanërisht arinjve dënohet me 6-8 vite në burg. Ariu i murrmë është kafshë e egër, e rrezikuar për të shkuar drejt zhdukjes.

“Është bërë një punë e jashtëzakonshme në sensibilizim dhe edukim të masës sa i përket trajtimit te kafshëve, sigurisht që një imazh të tillë si një vend ku vriten kafshët dhe individët shpëtojnë pa pasoja ligjore, shteti jonë nuk dëshiron ta përcjellë”, ka thënë tutje ai.

Fondacioni Four Paës dhe Pylli i Arinjve Prishtina veprojnë në Kosovë që nga viti 2013, ku përmes strehimit të 19 arinjve në Pyllin e Arinjve Prishtina dhe trajtimit të tyre në kushte të përshtatshme për specien e tyre, kanë arritur që ta zhdukin problemin e arinjve të mbajtur në robëri./Indeksonline/

 

Më Shumë

PDK propozon datën e zgjedhjeve të parakohshme

Abelard Tahiri, shef i grupit parlamentar të PDK-së, ka folur për zgjedhjet e parakohshme. Në fjalën e tij, Tahiri ka treguar se PDK e...

“Messi i Prizrenit”, talenti që ishte afër transferimit në Manchester City

Në Prizren e thërrasin “Messi”. Shpesherë driblon bukur sikur Leo dhe dhuron magji me të majtën. Ylli Myrtezanin dhe kampionin e botës e lidh një fakt...

Lajmet e Fundit