9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Vjosa Osmnai në Korishë të Prizrenit: Unë s’e kam keqpërdorur kurrë besimin tuaj (Foto)

Pas vizitës në fshatin Gjonaj të Prizrenit, kandidatja e LDK-së për kryeministre Vjosa Osmani e ka vizituar edhe fshatin Korishë.

Nga aty, Osmani përmendi burrështetasit amerikanë Bill Clinton dhe Tony Blair të cilët, sipas saj, e kanë vlerësuar lartë figurën e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.

“Kur presidenti Bill Clinton dhe kryeministri Tony Blair vinin në Kosovë na thonin politikani më këmbëngulës që kanë njohur ndonjëherë ishte dr. Rugova. Ai komunikonte butë, por argumentonte thellë. Ai na e krijoi modelin çfarë është këmbëngulësia dhe çfarë është besimi”.

Osmani ka folur edhe për nevojën e Kosovës për politikanë këmbëngulës dhe vizionarë që secilit qytetar ja mundësojnë që ta realizojë ëndrrën e tij në Kosovë.

“Sot na duhen politikanë që t’i mbrojnë institucionet nga krimi dhe korrupsioni, politikanë që janë këmbëngulës, të cilëve, sikur thoshte Dr. Rugova ‘kokën mund t’ua ndërroni, por mendjen kurrë’”.

Ajo ka thënë se LDK-ja e bën qeverinë me njerëz që i përkulen vetëm qytetarit, por jo krimit, njofton Klan Kosova.

“Unë s’e kam keqpërdorur kurrë besimin tuaj. Asnjë hap i qeverisë së ardhshme s’do të bëhet pa ju, sepse për mua posti i kryeministrit nënkupton shërbim dhe jo privilegj”, ka premtuar  Osmani para banorëve dhe aktivistëve të LDK-së në Korishë të Prizrenit.

Më Shumë

Hovenier për masakrën e Krushës: NATO reagoi për të ndaluar gjakderdhjen

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se inaugurimi i Muzeut të Masakrës së Krushës së Madhe të Rahovecit, i dokumenton këtë ngjarje...

Rrëfehet Messi: Nuk isha përgatitur për t’u larguar nga Barcelona

Lionel Messi ka pranuar se iu desh të “rindërtonte jetën e tij” pas largimit tronditës nga Barcelona në vitin 2021. Gjithashtu ka nënvizuar vështirësitë e...

Lajmet e Fundit