9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Vjosa: Prej nesër fillon lufta për demokraci në LDK

Vjosa Osmani, kandidate për kryetare të LDK-së, në një intervistë në emisionin “’Rrokum Roll” me Fidan Jupollin në TV Rrokum, ka thënë se nesër në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së pret garë fer, duke shtuar se nuk ka rëndësi kush fiton përderisa bëhet një luftë për demokraci në LDK.
Osmani ka prezantuar platformën e saj me 10 parime të cilat, sipas saj, janë kthimin e LDK-së tek vlerat evropiane.

Ajo thotë se nëse Isa Mustafa fiton, këtë fitore do t’ia urojë atij.

Deputetja e LDK-së thotë se subjekti i saj duhet të ripërtërihet me njerëz të guximshëm, profesionistë e që e luftojnë korrupsionin, duke shtuar se mbështet bashkëpunimin mes gjeneratave, liritë individuale dhe parimin një anëtar – një votë për zgjedhjen e liderit të partisë.

Sipas saj, kolegët në LDK kanë qenë viktimë e linçimeve, ndaj dëshiron të kthejë demokracinë në LDK. Ajo nuk mohon se situata është e tensionuar, madje shton se delegatët urdhërohen si duhet të votojnë, se në të kundërtën s’e kanë vendin e punës. Po ashtu, Osmani ka theksuar se është kërkuar nga delegatët fotografimi i votës.

Kandidatja për kryetare të LDK-së thotë se nëse nesër nuk lejohen të tjerët të kandidojnë, në këtë rast ajo, atëherë “kjo do të jetë vdekja e LDK-së”.

Më Shumë

Rohde: Masakrat si kjo në Krushë të Madhe treguan se kishte ardhur koha për ndërhyrjen e NATO-s

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde tha se masakrat si kjo në Krushë të Madhe të Rahocecit, 25 vjet më parë ka treguar se...

Dhimbja

Skënder Berisha Nganjëherë më ngjan se nuk e njoh Pas bredhjeve vjen në tjetër trajtë E lyer me tjera ngjyra Si blerim i shkrryer Si dritë e errësuar Që përvidhet...

Lajmet e Fundit