7.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

VLAN, Jahjagës: Ne jemi shumica, ne jemi zgjidhja e menjëhershme

Blloku te JahjagaKa filluar takimi i Bllokut LDK-AAK-Nisma dhe VV, me presidenten e vendit.

Edhe pse të ftuar veçmas, liderët e katër partive të Bllokut, kanë vendosur të shkojnë së bashku.

Ky takim erdhi pas ftesës urgjente që presidentja u bëri partive politike, pas dështimit për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Mahir Yagcilar : Zgjidhja të gjendet brenda kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, KDTP, Mahir Yagcilar takoi Presidenten Atifete Jahjaga.

Yagcilar, tha se me presidenten Jahjaga u konsultua rreth gjendjes politike të krijuar së fundmi në Kosovë ndërsa theksoi se Grupi 6 + do të pranojë çdo zgjidhje që është në përputhje me Kushtetutën.

Sipas tij, do të ishte me rëndësi që zgjidhja të gjendet brenda Kuvendit.

VLAN në ora 16:00 te presidentja

Kryetarët e VV-LDK-AAK-NISMA, do të shkojnë bashkë në takim te Presidentja Atifete Jahjaga.

Takimi i VLAN-it me Presidenten do të fillojë në ora 16:00.

Presidentja takon Listën Serbe

Pas takimit me kryeministrin në detyrë, Hashim Thaçin, presidentja takoi deputetët e Listës Srpska, Aleksandar Jabllanoviq, kryetari i Partisë Liberale Serbe, Sllobodan Petroviq dhe Goran Rakiq, kryetar i Mitrovicës Veriore. Përfaqësuesit e Listës Srpska nuk u prononcuan pas takimit.

Kuçi: Tash duhet t’i jepet mundësia presidentes

Ka përfunduar takimi në mes të presidentes dhe përfaqësuesve të Partisë Demokratike të Kosovës. Në takim, përveç Thaçit kanë qenë edhe dy nënkryetarët e PDK-së, Kadri Veseli dhe Hajredin Kuçi.

Hajredin Kuçi pas takimit theksoi se takimi është mbajtur me ftesë të presidentes, më qëllim që t’i dëgjojë opinionet lidhur me hendekun politik dhe nevojën për zgjidhje adekuate.

“Ne si parti politike i jemi përgjigjur pozitivisht ftesës së presidentes dhe tani do të jemi pjesë aktive, konstruktive që t’i ndërtojmë institucionet mbi bazën e vullnetit të qytetarëve. Mandati i presidentes si simbol i unitetetit politik dhe garantues i funksionimit kushtetues të institucioneve, ne e respektojmë dhe në këtë drejtim ne do të marrim pjesë. Edhe në këtë takim dhe në takime tjera, kushdo që ka vullnet të mirë. Por është obligim kushtetues t’i përgjigjemi presidentes. Mendoj se është faza fillestare, ku secili duhet ta jap mendimin e vet. Pastaj, është faza tjetër që secili duhet t’i bëjë kompromiset e veta. PDK do të jetë konstruktive. Do të jetë ajo që respekton vullnetin e qytetareve dhe kushtetutën”, tha ai.
Kuçi tha se tash duhet t`i jepet mundësia dhe mbështetja adekuate presidentes.

Presidentja thërret në takim liderët e partive

Ky takim është thirrur, pas ndërprerjes së seancës konstituive, ku dështoi të zgjidhjet kandidati i PDK-së, Arsim Bajrami, në pozitën e Kryetarit të Kuvendit.

Më Shumë

Bëhen të ditura terminet për ndeshjet e dyta të gjysmëfinaleve të playoffit

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka publikuar sot në faqen zyrtare të saj terminet e ndeshjeve të dyta të serive gjysmëfinale të playoffit. Peja, që...

Moti sot: Me shi dhe reshje bore

Këtë të mërkurë në Kosovë pritet të ketë ulje drastike të temperaturave ku priten reshje shiu. Reshjet do të jenë në formë të rrebesheve, të...

Lajmet e Fundit