11.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

VLAN do t’i tregojë zyrtarisht Presidentes se i ka numrat

Jahjaga-VLANGjetja e një zgjidhjeje nëpërmes kompromisit mes partive politike për konstituimin e Kuvendit do të jetë e vështirë, raporton KTV.

Blloku do të kundërshtojë çdo diskutim dhe kompromis me PDK-në, e cila po kërkon reflektim nga partitë e tjera.

Blloku dhe Vetëvendosje pas dështimit të kandidatit të PDK-së dhe pas takimit me Presidenten, do të ndërmarrin një nismë tjetër. Ata do t’i drejtohen presidentes Jahjaga, duke i treguar zyrtarisht asaj se tashmë kanë një shumicë të padiskutueshme, e që pastaj presin edhe reflektimin e presidentes.

Por PDK-ja vazhdon të insistojë në faktin se bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, kandidimi për kryetar të kuvendit u takon përherë atyre.

Memli Krasniqi nga PDK-ja ka thënë se subjekti i tyre është i gatshëm për bashkëpunim me të gjitha subjektet politike, duke akuzuar partitë e bllokut LDK-AAK-NISMA për bllokim në konsolidimin e institucioneve.

Ndërkohë, Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën, ka thënë se blloku do të takohen në fillim të javës së ardhshme për të vendosur për hapat e mëtejshëm.

Derisa partitë vazhdojnë të kundërshtojnë njëra-tjetrën, vlerësohet se presidentja nuk po e shfrytëzon autoritetin e saj për të kaluar ngërçin.

Më Shumë

Moti sot: Me shi dhe reshje bore

Këtë të mërkurë në Kosovë pritet të ketë ulje drastike të temperaturave ku priten reshje shiu. Reshjet do të jenë në formë të rrebesheve, të...

Vdes aktorja shqiptare, Shirine Morina

Ka vdekur aktorja e njohur e skenës artistike të Kosovës, Shirine Morina. Vdekjen e saj e bëri të ditur, deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci. Ai thotë...

Lajmet e Fundit