11.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

VV në Prizren e shqetësuar për mos përfundimin e punimeve në sheshin “Alija Izetbegoviq”

Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren reagon dhe shpreh shqetësimin për mos përfundimin e punimeve në sheshin “Alija Izetbegoviq”. Sipas VV-së, edhe përkundër organizimit të një peticioni nga ana e banorëve të lagjes “Tabakhane”, deri më tash nuk është ndërmarrë asgjë.

“Tash e sa muaj banorët e lagjes Tabakhane në Prizren janë të preokupuar me mos përfundimin e punimeve në sheshin “Alija Izetbegoviq”. Kjo pjesë e rrugës aktualisht është shtruar me zhavorr dhe nuk është intervenuar fare me asfalt. Me rritjen e temperaturave dhe për shkak të frekuentimit të madh nga këmbësorët dhe makinat, në lagje ngrihet sasi e madhe e pluhurit”, thuhet në reagimin e kësaj lëvizje, përcjellë PrizrenPress.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! në Prizren reagon dhe shpreh shqetësimin se edhe përkundër organizimit të një peticioni nga ana e banorëve të kësaj lagjeje, deri më tash nuk është ndërmarrë asgjë. Pavarësisht zotimeve të zyrtarëve të Komunës se kjo ishte çështje ditësh dhe se problemi do të rregullohej së shpejti. E vetë banorëve së tepërmi u është vështirësuar jeta, si në rrafshin e afarizmit, ashtu edhe në rrjedhat normale të jetës. Fëmijët duhet mbajtur mbyllur gjatë tërë ditës, ndërsa probleme shëndetësore kanë edhe disa të sëmurë të lagjes që kanë vështirësi në organet e frymëmarrjes, e ka edhe pacientë të cilët janë alergjikë nga pluhuri. Shqetësimi bëhet edhe më i madh kur kihet parasysh se kjo rrugë lidh qytetin me Republikën e Shqipërisë, pastaj gjykata, prokuroria dhe stacioni i policisë gjenden mu në këtë rrugë”.

“Me fundin e mandatit të kësaj qeverie, gjithnjë e më tepër po vihet në shprehje jo efikasiteti dhe deformimi total i qeverisjes në Prizren”.

“Përmirësimi i gjendjes së tanishme në Komunën e Prizrenit mund të bëhet vetëm duke ndërruar këtë qeverisje”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Do festonin 23-vjetorin! Vanessa Bryant ndan një foto të rrallë me Koben, zbulon dhuratën e tij!

Kobe Bryant mund të ketë ndërruar jetë, por legjenda e NBA dhe Los Angeles Lakers vazhdon të jetë gjithmonë e pranishme në mendimet e...

Moti sot: Me shi dhe reshje bore

Këtë të mërkurë në Kosovë pritet të ketë ulje drastike të temperaturave ku priten reshje shiu. Reshjet do të jenë në formë të rrebesheve, të...

Lajmet e Fundit