11.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

VV: Takimi i Haradinajt me Mustafën është çështje e tij

Lëvizja Vetëvendosje e konsideron “çështje të tij personale” takimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.

Opozita dje kishte organizuar një protestë kundër qeverisë, ndaj të cilës kishte qenë mjaft e ashpër, por kjo nuk e ka penguar Ramush Haradnijan që të pijë një ditë më pas kafe me Isa Mustafën.

Koha.net ka kontaktuar me zëdhënësin e Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, duke e pyetur se si e vlerëson takimin e Haradinajt një ditë pas protestës me Mustafën.

“As që jemi të informuar për këtë takim”, deklaroi fillimisht Krasniqi për Koha.net.

“Nuk kemi ndonjë koment. Takimet e tyre janë çështje e tyre, nuk na takon neve që të komentojmë”, shtoi ai.

Vetëvendosje, AAK e Nisma janë partitë opozitare të cilat kanë arritur që të bashkërendojnë mendimet gjatë qeverisjes aktuale LDK-PDK, të cilën ata e konsiderojnë si kapëse të shtetit.

Më Shumë

Policia shqipton mbi 1 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1082 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Sot votohet për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat në veri

Sot në katër komunat në veri të vendit do të votohet për ose kundër shkarkimit të kryetarëve shqiptarë në këto komunat. Komunat që do të...

Lajmet e Fundit