8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Williamson: Hetimet për trafikim organesh vazhdojnë

Clint Williamson-prokurori amerikanNjë ditë pasi bëri publike të gjeturat kryesore të hetimeve gati tre vjeçare të ekipit të tij special hetues, Ambasadori amerikan Clint Williamson, në cilësinë e kryeprokurorit të Task Forcës Speciale insiston se ka dëshmi të mjaftueshme për të ngritur aktakuza ndaj udhëheqësve më të lartë të UÇK-së dhe arsyeton nevojën që procedurat gjyqësore kundër tyre të zhvillohen jashtë territorit të Kosovës.

Në një intervistë ekskluzive për “Kohën Ditore“, e cila do të botohet nesër, Williamson thotë se, sikur të ishte në funksion Gjykata Speciale, ai që tani do të ishte në gjendje të ngrit edhe formalisht aktakuzën e tillë.

“Është paksa e vështirë të spekulohet rreth kësaj por mendoj se, sikur të kishte një gjykatë të krijuar ne do të ishim që në këtë moment në gjendje të ngrehim aktakuzat“.

Edhe pse edhe në këtë intervistë heziton të përmend emrat e atyre që pritet të akuzohen, ai thotë se Task Forca Speciale i di ata emra.

“Ne e dimë se kush janë ata persona për të cilët ne mendojmë se janë përgjegjës për këto krime dhe hetimet do të vazhdojnë dhe do të jenë të fokusuara mbi ta. Varësisht se si do të shkojnë hetimet në muajt e ardhshëm, individë tjerë do të mund të përfshihen në atë listë“, thotë Williamson në këtë intervistë, duke përsëritur se nuk do të akuzohet UÇK-ja por individët me përgjegjësi të lartë.

Lidhur me dyshimet rreth trafikimit të organeve, Williamson tha se beson se “këto gjëra kanë ndodhur por nuk ndjehemi në këtë moment se kemi mbledhur prova të mjaftueshme për të pasur një rast në gjykatë. Por kjo pjesë e hetimeve do të vazhdoj dhe, nëse dëshmitë do të shtohen, atëherë jemi të hapur për ti përfshirë edhe këto krime në aktakuzat të cilat do të ngrihen”.

Më Shumë

Tre ndeshje interesante luhen sot në Superligë, sytë te Ballkani dhe Drita

Tre ndeshje interesante do të zhvillohen sot, në kuadër të xhiros së 29-të në Superligën e Kosovës në futboll. Sfida kryesore e ditës së shtune...

Vedat Muriqi luan sot kundër liderit të La Ligë

Real Madridi do të luajë në udhëtim te Mallorca e Vedat Muriqit dhe do ta kërkojë vazhdimësinë e rezultateve pozitive në garën për titull...

Lajmet e Fundit