8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Xhavit Ukaj: Stafi i Universitetit të Prizrenit përbëhet nga militantë të PDK’së

Kandidati për deputet nga radhët e LDK’së në qytetin e Prizrenit, Xhavit Ukaj, i ftuar në emisionin Pressing të T7, ka thënë se Universiteti i Prizrenit nuk është akredituar për shkak se LDK’ja nuk ka qasje dhe nuk ka përgjegjësi.

Ndërsa fajin e hodhi te PDK’ja, duke thënë se stafi i universitetit përbëhet nga militantë të PDK’së.

“LDK’ja në universitetin e Prizrenit nuk ka pasë qasje fare”, arsyetohet Ukaj.

“Nga themelimi i tij, të gjithë tenderët nuk kanë pasë lidhje me LDK’në, andaj edhe nuk mbajmë përgjegjësi”, ka thënë Ukaj.

Ndërsa fajin e hodhi te PDK’ja duke thënë se stafi i universitetit përbëhet nga militantë të PDK’së.

“I gjithë stafi ka qenë me militantë të PDK’së”, tha Ukaj.

Ukaj gjithashtu premtoi se disa militantë kemi me i hjekë.

“Disa militantë të PDK’së kemi me i hjekë”, premtoi Ukaj.

Derisa dikush nga të ftuarit tha “Me i marrë militantët e vet”.

E ukaj u përgjigj me “Ajo dihet”.

Më Shumë

Dr. Edlira Gashi- Batiu anëtarësohet në Vetëvendosje

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren Artan Abrashi dhe deputeti Arbër Rexhaj kanë mirëpritur anëtarësimin e Dr. Edlira Gashi- Batiu. “Ajo ka përfunduar Fakultetin e...

Moti sot: Me shi dhe reshje bore

Këtë të mërkurë në Kosovë pritet të ketë ulje drastike të temperaturave ku priten reshje shiu. Reshjet do të jenë në formë të rrebesheve, të...

Lajmet e Fundit