11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Zafir Berisha: Fatmir Limaj, njeriu që përballoi sfidat e kohës

Edhe banorët e lagjes ‘Tabakhane’ në Prizren i dhanë mbështetje kandidatëve për deputetë të Nismës në Prizen.

Kandidati për deputet, Zafir Berisha, tha se “Kosova nuk është në situatën ku mund të mendohet të provohet dikush që nuk ka marr asnjë vendim për shtëpinë e tij e aq më pak për vendin, sepse Kosova është në situatën ku duhet të merren vendime të mëdha të cilat do të jenë pikë kthese për Kosovën, e në krye të institucioneve duhet të jenë njerëz të guximshëm, njerëz me dinjitet, dhe këta njerëz i keni ne Nisma Socialdemokrate, këta njerëz i keni në numrin 122”.

“Kandidati ynë për kryeministër, Fatmir Limaj, është njeri i cili i ka përballuar sfidave të kohës, është njeri i cili në çdo kohë dhe çdo moment është dëshmuar se është në gjendje të merr vendime të mëdha për vendin dhe është ai kandidat i cili do të jetë në krye të institucioneve të Kosovës dhe do t’i prijë proceseve me të cilat do të përballet Kosova në raport me Serbinë”, përfundoi kandidati për deputet, Zafir Berisha.

https://www.facebook.com/ZafirBerisha7/videos/382435439359952/

Kandidatja për deputete, Arbanë Hoti Hajdaraj, i ftoi qytetarët e Tabakhanese që të jenë bashkë me Nismën për të bërë shtetin, duke thënë se Nisma ësht? partia e vetme që i respekton vlerat politike të qytetit të Prizrenit

Kandidatët tjerë për deputet, Afrim Bekteshi, Hasan Ahmetaj, dhe Afrim Tejeci, thanë se përkrahja të cilën po e marrim ne si kandidatë për deputet dhe programi ynë Bashkë për Shtetin, është fillim i një epoke të re, me një Kosovë të zhvilluar dhe një të ardhme të ndritshme për të rinjët tonë.

Më Shumë

Lajmet e Fundit