10.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Zafir Berisha: Nuk jam ftuar nga Specialja, kjo gjykatë s’mund ta njollosë luftën e UÇK-së

Për këtë fundvit veçse kanë filluar ftesat nga Gjykata Speciale, ku deri më tani janë të ftuar : Rrustem Mustafa, Sokol Dobruna, Nazif Mehmeti dhe Sami Lushtaku, Remzi Shala, Safet Syla.

Por një ftesë të tillë nuk e ka pranuar deputeti i Nisma SocialDemokrate Zafir Berisha.

Berisha në një deklaratë për Ballkani.info ka thënë se nuk ka pranuar ftesë dhe se as që e pret një gjë të tillë, nga Gjykata Speciale.

Sipas tij lufta e tij ndaj Serbisë ka qenë e drejtë dhe është i sigurt që nuk do ti dërgoj ftesë gjykata.

“Jo nuk kam pranuar kurrfarë ftese dhe nuk pres me marrë sepse jam shumë i sigurt se angazhimi im si luftëtar kundeër Serbisë fashiste ka qenë i drejtë, jam krenar që Serbinë e kam luftuar me grykën e pushkës dhe këtë do ta bëj sa herë do të ketë nevoj” , ka thënë Berisha në një deklarat dhënë për Ballkani.info.

Ai ka theksuar se nuk i frikësohet asnjë gjykate dhe as kësaj që e ka themeluar Thaçi sipas Berishës.

Përndryshe asnjë gjykatë, as edhe kjo e Hashimit që tendon me ballancu luftën për liri të UÇK-së dhe luftës okupuse të Serbisë nuk mundet me përul e njëllos luftën e drejtë të UCK-së”, ka thë në Berisha.

Më Shumë

Parashikimi i motit për pesë ditët në vazhdim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike. Në njoftimin e IHMK-së bëhet...

Suharekë: Sot varroset personi që dyshohet se ka kryer vetëvrasje në shtëpinë e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sdjeshme në Shirokë të Suharekës, dyshohet se një person i ka dhënë fund jetës së...

Lajmet e Fundit