13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Zafir Berisha: Territori mbrohet me luftë


Deputeti i Nismës, Zafir Berisha, kërkon unitet dhe bashkim për të penguar ndarjen e territorit të Kosovës.

Sipas tij, nëse preket territori i vendit, ai nuk mund të mbrohet me protesta.

“Duhet të bashkohemi për të penguar prekjen e territorit të Kosovës, ndryshe nëse ai preket, nuk mbrohet më me protesta, por me luftë!”, thotë Berisha, shkruan “PrizrenPress”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka hedhur idenë e korrigjimit të kufirit me Serbinë.

Kjo ide është kundërshtuar ashpër nga kryeministri, Ramush Haradinaj dhe nga subjektet politika.

Sipas tyre, prekja e territorit, nuk prodhon paqe në vend./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Greikoci me vetëkontribut ndërtoi objektin e shkollës

“Arsimi është një bimë tejet kryeneçe, e cila nuk gjelbëron e as që lidh kokërr në qoftë se nuk ujitet me lot e...

Proton Cable Prizreni nikoqir i Golden Eagle Yllit

Sot zhvillohen dy përballje interesante në Superligën e Basketbollit kosovar. Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 27-të të PrinceCaffe Superligës. Proton Cable Prizreni do të...

Lajmet e Fundit