7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Zafiri i kundërpërgjigjet Matoshit

Deputeti i Nismës, Zafir Berisha ka reaguar ndaj deklaratave të analistit, Halili Matoshi, pasi që ky i fundit iu drejtua deputetit duke i thënë se “vendin e ka në burgun e Dyzit”.

Madje, ai është i ashpër me Matoshin duke i thënë se nuk ka arritur të futet në oplitikë dhe se në debat me të, Berisha e ka ulë vetën.

Ja reagimi i tij :
Përgjigje ne reagimin e Halil Matoshit (Shteti) Halil kërkoj falje se nuk pata mundësi me tu përgjigj me një here, sepse isha ne seance te Kuvendit te Kosovës aty ky qytetari vendosi qe te jem unë, dhe ti përfaqësoi ata, e përkundër përpjekjeve tua qe s’ke arritur dhe s’do te mund te arrish kurrë të jesh në Kuvend, sepse qytetari megjithatë di te jep vlerësimin e vet. Eh more Halil, a po e sheh se sa “demokrat” je, se sa e duron kritiken? Veç pak te gryta dhe ti u tregove se kush je, se çka je në gjendje me bo me pas pushtet.

Ti çdo dite fyen, shanë, shpall kriminel te gjithë ata qe nuk mendojnë si ti, ndërsa kur dikush ta kthen, ti merr rolin e policit, prokurorit, gjykatësit dhe menjëherë vendos se kush e ka vendin ne burg, bile ti e din edhe se ne cilin burg duhet me i dërgua njerëzit. Veç në Dyz askund tjetër. Ti ne reagimin tënd nuk the asgjë te re nga ajo qe ke thane deri tash: se njerëzit qe kane bë diçka për ketë vend nuk i donë me i pa as ne Kuvend, as ne qeveri, e besa me pas ti fuqi as ne shtëpi tyre nuk i kishe lëne.

Por populli është i mençur, nuk i jep pushtet njerëzve si ti, te cilët ne emër te tij janë ne gjendje ta shkatërrojnë te ardhmen e tij. Me vjen shumë keq se ju disa të vetëquajtur analist merrni guximin dhe te drejtën, shpesh here të bëni Gjyqe për individ dhe zhvillime historike pa qene të sigurt se kujt po I shërbeni, ju për qëllime të ngushta meskine shfrytëzoni hapësirat e medieve duke menduar se vetëm ju dini në këtë vend. Halil nuk ia fali vetës që kam rënë në këtë nivele të merrem me ju dhe sojin tuaj,sepse juve nuk iu ka dhezur “Sahati” për tu ngritur ne politikë dhe nuk do te iu dhezë përsëri propaganda e ulet kundër asaj që quhet vlerë kombëtare dhe qytetare e këtij vendi. Z.B/indeksonline/

Më Shumë

Kirurgu i Spitalit të Prizrenit, Zgjim Berisha aderon në Vetëvendosje

Kirurgu i Spitalit Regjional të Prizrenit, Dr. Zgjim Berisha ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje në Prizren. “Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren çdo ditë e...

Zafir Berisha: Lubizhda e Hasit ishte mbështetja e fuqishme e luftës së UÇK-së

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha ka kujtuar dëshmorët dhe martirët e fshatit Lubizhdë të Hasit “Sot, 25 vite më parë (12 prill 1999)...

Lajmet e Fundit