4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Zëdhënësi i Policisë në Prizren: Dibran Hoxha u dorëzua në polici

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha, ka thënë për Insajderi, se Dibran Hoxha, i njohur si “Kobra City”, rreth orës 10, të paraditës është vetëdorëzuar në Policinë Rajonale në Prizren.

Berisha tha se ai menjëherë është intervistuar nën prezencën e avokatit të tij mbrojtës, dhe pastaj Prokurori kujdestar ia ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orësh.

“Dibran Hoxhës i është lënë një ftesë në shtëpi, nga hetuesit e Policisë. Ai sot në orën 10:00 është paraqitur vetë në Drejtorinë Rajonale në Prizren. Është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit policor për 48 orë dhe është ndalë në mbajtje”, ka thënë Berisha.

Ai ka treguar se ndaj Dibran Hoxha ka aktakuzë nën dyshimin për rrahje dhe lëndim trupor të një punëtori të lokalit të tij.

“Janë rreh kështu ndërmjet vete me një punëtor. Dicka për një pagë që është dashur ta paguajë Dibran Hoxha, ndaj atij punëtori”, ka thënë Berisha.

Por, ky nuk është rasti i vetëm i Dibran Hoxhës. Ai ka shkelur ligjin mbi 150 herë. Ishte arrestuar e liruar disa herë. Së fundmi kishte qëndruar 20 muaj në burg./Insajderi.com

Më Shumë

Durrësi qyteti më i nxehtë deri në 2040-ën, në mesin e tyre edhe Prizreni

Zyra e Bankës Botërore në Kosovë bën të ditur se nxehtësia ekstreme në qytetet e Ballkanit Perëndimor është përkeqësuar ndjeshëm dhe valët e të...

Enea Koliqi, ‘Ylli i javës’ në Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i javës”. Ky çmim për javën e 29-të...

Lajmet e Fundit