6.8 C
Prizren
E martë, 19 Mars, 2024

Zëvendëskomandanti i Policisë në Dragash thotë se të kërkuarin s’mund ta arrestonin pasi ishte i armatosur

Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës në Dragash, Eljam Seferi, i cili akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, pasi ka lejuar t’i ikë arrestimit një i kërkuar, të premten, gjatë mbrojtjes së tij, ka thënë se i kërkuari ka qenë i armatosur, andaj nuk kanë mundur të rrezikojnë për ta arrestuar me çdo kusht.

Ai ka thënë se kur kanë tentuar ta arrestojnë Mexhait Qerimin, i kërkuari ka nxjerrë nga brezi një revole të cilën e ka repertirë, por se nuk e ka drejtuar asnjëherë nga policët. Ai ka shtuar se më pas Qerimi ka kërkuar që të gjithë të dalin jashtë oborrit, përveç të akuzuarit Seferi, me të cilin kishte pranuar të negocionte dorëzimin.

I akuzuari ka thënë se duke i njohur policët e tij, të cilët për herë të parë po ballafaqoheshin me një rast të tillë, i ka urdhëruar ata të dalin jashtë oborrit, në mënyrë që të tentoi ta bindë të kërkuarin që të dorëzohet.

Ai ka thënë se pas një bisede me të kërkuarin Qerimi, atë e kishte bindur të dorëzohej, por i njëjti i ka kërkuar që të hyjë në shtëpi për të marrë rroba dhe më pas kishte përdorur një derë të pasme për t’u arratisur.

I pandehuri ka shtuar se ka hyrë në një stallë të bagëtive dhe ka kontrolluar, por i kërkuari nuk kishte qenë aty dhe më pas me policët tjerë ka bërë një kontroll të tërë hapësirës rreth shtëpisë së të arratisurit, por të njëjtin nuk e kanë gjetur.

Ndërsa, bastisjen e shtëpisë nuk e ka bërë sepse, sipas tij, ata nuk kanë të drejtë të bastisin objekte ku dihet se personat brenda janë të armatosur, andaj ai pas arratisjes ka kërkuar ndihmën e policisë regjionale dhe më pas është bërë bastisja e shtëpisë.

Seferi ka thënë se duke marrë parasysh se i arratisuri ka qenë i armatosur, ka urdhëruar që të kthehen në bazë dhe më pas të marrin veprime ndaj tij, ku pas mbërritjes në stacion ka dërguar një patrullë për të vëzhguar shtëpinë nga distanca dhe ka njoftuar prokurorinë.

Ai ka theksuar se për afër 40 minuta ka qëndruar me të kërkuarin Qerimi duke negociuar dorëzimin dhe gjatë asaj kohe njëri prej kolegëve kishte lajmëruar për situatën komandantin e stacionit, Shaqir Uka, por megjithatë nuk ka ardhur asnjë mbështetje nga policia regjionale.

Ai ka thënë se në rastet kur shkojnë për të arrestuar ndonjë të kërkuar, gjithmonë kërkojnë mbështetje nga policia regjionale por se ai ishte nisur me urdhrin që vetëm të konstatojnë nëse i kërkuari gjendej në shtëpi dhe jo edhe për ta arrestuar.

Kryetari i trupit gjykues, Artan Sejrani, në pajtim me palët në procedurë, seancën e radhës e ka caktuar për 24 janar 2018, në ora 14:00, në të cilin pritet që palët në procedurë të japin fjalët e tyre përfundimtare.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren e akuzon Eljami Seferin se gjatë zbatimit të një urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, nuk i ka përmbushur detyrat e tij zyrtare, me qëllim që t’i shkaktoj dobi personit tjetër.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Seferi, më 1 qershor 2017, së bashku me zyrtarë tjerë policor, ka shkuar në shtëpinë e Mexhait Qerimit në fshatin Bresanë të Komunës së Dragashit, për ta arrestuar sipas urdhëresës së gjykatës, por ka lejuar që i njëjti të arratiset.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari Seferi pasi ka biseduar me Mexhait Qerimin rreth çështjes së arrestimit të tij, ka lejuar që i njëjti të futet në shtëpi, me pretekst që të përgatitet dhe më pas ai është arratisur.

Gjithnjë sipas aktakuzës, i akuzuari Seferi nuk ka urdhëruar bastisjen e shtëpisë, objekteve përcjellëse dhe kërkimin e tij, por pa lënë patrullë policore për të vëzhguar shtëpinë, e urdhëron ekipin policor që të largohet nga vendi i ngjarjes./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Qeveria mban mbledhjen e radhës

Qeveria e Kosovës sot do ta mbajë mbledhjen e radhës. Lajmi është bërë i ditur nga Zyra e Kryeministrit. Nuk dihen pikat e rendit të ditës. https://prizrenpress.com/eli-edona-mobilieria-me-oferta-me-te-mira-ne-prizren/   https://prizrenpress.com/adi-plast-ne-prizren-nje-emer-i-njohur-ne-tregun-e-kosoves-dhe-nderkombetar-per-vendosjen-e-dyerve-dhe-dritareve/ https://prizrenpress.com/banesa-ne-shitje-nga-renelual-tahiri/  

Petrit Çarkaxhiu sjell “Kangë muzgu”, një tjetër melodi plotë ndjeshmëri (VIDEO)

Këngëtari Petrit Çarkaxhiu është rikthyer me një tjetër këngë plotë ndjeshmëri. Titulluar “Kangë muzgu”, kjo këngë është një përpjekje e fortë nga artisti për të...

Lajmet e Fundit