11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Zyrtare: Kadri Veseli kërkon nga prokuroria t’i hetojë punësimet e mësimdhënësve në Prizren

Kadri Veseli15-12Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka kërkuar zyrtarisht nga prokuroria që t’i hetojë punësimet e mësimdhënësve në Prizren. Lajmin ia ka konfirmuar gazetarit Rami Berisha, këshilltari i Kadri Veselit.

Gazetari Rami Berisha tregon për “PrizrenPress” se këshilltari i kryeparlamentarit Kadri Veselit, e ka informuar përmes telefonit se shefi i tij ka kërkur nga prokuroria që të hetohet keqpërdorimi i emrit të tij në punësimet e mësimdhënësve në Prizren.

“ Po sot më ka marrë ne telefon këshilltari i Kadri Veselit dhe më ka konfirmuar se Veseli, ka kërkuar nga prokuroria që të hetohet lakimi i emrit të tij për punësimet në arsimin e Prizrenit”, thotë Berisha për “PrizrenPress”.

“E falënderoj kryeparlamentarin e Kosovës, i cili ka kërkuar nga prokuroria që të zbardhet e vërteta rreth përdorimit të emrit të tij”

“Duke kërkuar zbardhjen e së vërtetës, ai më ka ndihmuar pafundësisht shumë”.

“Shteti ka nisë të reagojë. E falënderoj këshilltarin që ma dha porosinë e Veselit”, tha Berisha.

Gazetari Rami Berisha ka akuzuar Drejtorinë e Arsimit në Prizren se ka punësuar mësimdhënës pa konkurse dhe në emër të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit. Thotë se për të gjitha denoncimet publike të rasteve ka fakte.

Berisha nëpërmjet një letre të hapur drejtuar Kryeministrit, Kryeparlametarit dhe Ministrit të Arsimit ka thënë se në Prizren janë terrorizuar mësimdhënësit, ata që punojnë dhe ata që janë në pritje të një vendi të punës, u ka hyrë frika në palcë dhe nuk guxojnë të flasin edhe kur shkelet dinjiteti dhe personaliteti i tyre. Ai ka kërkuar nga ta që ta vizitojnë Prizrenin dhe ka premtuar se do t’i dërgoj në shkollat ku punojnë mësimdhënës me shkollë të mesme.

“Në Prizren, në Institucionet e vendit po shitet vendi i punës. Çmimi për një vend pune në arsim ka arritur në 6000 mijë euro. Në Prizren një kandidatë është pranuar pa intervenime, i ka qeras shokët, por pas dy dite i është thënë gabim të kemi pranuar. Një tjetër është ftuar të shkoj të punoj të hënën, por kur ka ardhur e hëna i është thënë jo tjetër kush është pranuar. Një tjetër e ka paguar “kaparin” 1 mijë euro të pazarit prej pesë mijë eurove për punësim në Arsim. Ende nuk është punësuar parat e kaparit nuk i janë kthyer ”, tregon rastet Berisha.

Ndërkaq, drejtori i Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj paralajmëron se për këto akuza do të ngritë padi për shpifje kundër gazetarit Berisha.

Çoçaj mohon se në punësimin e mësimdhënësve ka dorë Kryeparlamentari Kadri Veseli.

“Sa i përket asaj se DKA po punëson njerëz me urdhra të Kadri Veselit kjo është një shpifje tjetër e radhës”,ka thënë ai për “PrizrenPress”.

“Është vet Rami Berisha që ka kërkuar t’i punësohet vajza e vëllait dhe i kam thënë se nuk mund t’i përzihem Komisionit”.

Ndërkaq, partitë opozitare kanë kërkuar nga organet e drejtësisë që të hetojnë rastet e dyshimta të punësimeve në arsimin e Prizrenit. Sipas tyre, sistemi i arsimit në këtë qytet është degraduar nga shkeljet e mëdha që janë bërë në punësimin e mësimdhënësve./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lajmet e Fundit