PDK-logo8-07

(E plotësuar) Partia Demokratike e Kosovës ka kandiduar sot zyrtarisht kandidatët për kryetarë komunash të Therandës dhe Rahovecit.

Partia Demokratike e Kosovës ka kandiduar edhe zyrtarisht kryetarin e PDK-së në Therandë, Ramë Vatën, kandidat për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Në pjesëmarrjen e prezantimit të deputetit Vataj kandidat për kryetar të Therandës, kryetari i PDK Hashim Thaçi ka thënë se kandidati Vataj do të shënoj fitore historike dhe të fuqishme në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Kryeministri, njëherësh kryetari i PDK-së, Hasim Thaçi, sot ka vizituar edhe komunën e Rahovecit ku ka prezantuar kandidaturën e Idriz Vehapit për kryetar të kësaj komune.

…………………………..

Vataj kandidat i PDK-së në Suharekë, Vehapi në Rahovec

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), do ta kandidojë sot Ramë Vatajn për kryetar të Komunës së Suharekës, kurse Idriz Vehapin për kryetar të Komunës së Rahovecit. Lajmin e ka konfirmuar për “Epokën e re” një burim brenda PDK-së.

Zyra për Informim e PDK-së, nëpërmjet një komunikate për medie ka bërë me dije se, kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, në kuadër të vizitave të degëve të PDK-së nëpër komuna sot do të mbajë takim me strukturat drejtuese të PDK-së në Rahovec. Gjithashtu do të mbajë takim edhe me strukturat drejtuese të PDK-së në Therandë. “Gjatë këtyre takimeve do të bëhet edhe nominimi i kandidatëve të PDK-së për zgjedhjet lokale të sivjetme në këto dy komuna”, është thënë në këtë komunikatë.