4.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Zyrtari policor në Dragash nuk e pranon fajësinë për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Zëvendëskomandanti i Stacionit Policor në Dragash, Eljam Seferi, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, të mërkurën, nuk e ka pranuar fajësinë për veprën penale që ngarkohet.

Gjatë shqyrtimit fillestar të mbajtur në Gjykatën Themelore në Prizren, prokurori i rastit, Metush Biraj, ka lexuar aktakuzën, ndërsa i pandehuri Seferi, pas konsultimit me avokatin e tij, Hajrip Krasniqin, ka deklaruar se nuk e ndien veten fajtor për akuzat që i vihen në barrë.

Kryetari i trupit gjykues, Artan Sejrani, shqyrtimin e dytë në këtë çështje penale e ka caktuar për 19 shtator 2017, në ora 14:00 dhe e ka njoftuar të akuzuarin dhe mbrojtësin e tij se deri në shqyrtim të dytë kanë të drejtë të bëjnë kundërshtimin e provave dhe të aktakuzës në tërësi.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren e akuzon Eljami Seferin se gjatë zbatimit të një urdhërarresti të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, nuk i ka përmbushur detyrat e tij zyrtare, me qëllim që t’i shkaktojë dobi personit tjetër.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Seferi, më 1 qershor 2017, së bashku me zyrtarë tjerë policorë, ka shkuar në shtëpinë e Mexhait Qerimit në fshatin Bresanë të Komunës së Dragashit, për ta arrestuar të njëjtin sipas urdhëresës së gjykatës, por Qerimi ka ikur.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari Seferi pasi ka biseduar me Mexhait Qerimin rreth çështjes së arrestimit të tij, ka lejuar që i njëjti të futet në shtëpi, me pretekst që të përgatitet dhe më pas ai është arratisur. Ndërsa, i akuzuari nuk ka urdhëruar bastisjen e shtëpisë, objekteve përcjellëse dhe kërkimin e tij, por pa lënë patrullë policore për të vëzhguar shtëpinë, e urdhëron ekipin policor që të largohet nga vendi i ngjarjes. /betimiperdrejtesi.com/

Më Shumë

Moti sot: I vranët e me shi, rikthehet pluhuri saharian

Këtë të martë në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe me intervale të shkurtra me diell, ku pasdite dhe në...

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

“Mat Moto” nga Mitrovica sjell motoçikleta elektrike! Koha e mbajtjes së baterisë: Nga 27 deri në 50 km. Për 3 veta. Kapaciteti i ngarkesës:...

Lajmet e Fundit