13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Latifi: Askush s’ka faj që VV-ja prishi herët raportet me LDK-në, vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Smajl Latifi, ka deklaruar se janë të gatshëm të kontribuojnë në formimin e qeveris së re, pasi thotë se Kosova nuk është e gatshme për zgjedhje të reja.

Nënkryetari i AAK-së, Smajl Latifi në një intervistë për KosovaPress, deklaroni se janë të gatshëm të bashkëpunojnë për një qeveri fuqiplotë. Derisa theksoi se kjo qeveri duhet të krijohet në përputhje me kushtetutën e vendit.

“Jemi të interesuar që Kosova të ketë një qeveri fuqiplotë, me kompetenca të plota ligjore dhe natyrisht jemi të interesuar që në Kosovë, të mos ketë vakum institucional dhe frenim të proceseve….Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, është e gatshme me krejt kapacitetet që ka, kuptohet duke e pasur një orientim të qartë dhe një përkushtim, me dhënë kontributin e vetë, me pas një rol aktiv në formimin ose forcimin e pozitës së Republikës së Kosovës edhe nga pikëpamja e bërjes së Kosovës me një qeveri që ka përgjithësi, kompetenca dhe prioritete të qarta dhe natyrisht që është në funksion dhe interes të shtetit, qoftë të përballët me fqinjët e pa ndreqshëm Serbinë, kultivimin e raporteve me jashtë, qoftë në temat e mëdha që ka Kosova”, thotë Latifi.

Në këtë kohë kur Kosova po përballët me pandeminë COVID-19, Latifi theksoi se vendi ynë nuk është i gatshëm për zgjedhje të reja.

Sa i përket Vetëvendosjes e cila ka kërkuar zgjedhje, Latifi i bëri thirrje për reflektim dhe korrektësi.

“Nuk është koha për zgjedhje, askush nuk i frikësohet zgjedhjeve, as AAK, por ne para 6 muajsh kishim zgjedhje dhe nuk kemi arsye që të krijojmë një situatë, që edhe një herë t’i bëjmë thirrje popullit të Kosovës për zgjedhje të jashtëzakonshme. Në qoftë se vetëm dikush ka kërkuar zgjedhje dhe gjithë të tjerët vlerësojnë se nuk është momentumi për zgjedhje, atëherë në këtë rast VV, duhet të jetë më korrekte për shkak se ata ishin në qeveri dhe askush nuk i ka faj që kaq pak ditë iu deshën për siç thotë populli, ‘me i prishë simitet’ me partnerin e vetëm që ata e cilësonin LDK-në dhe ta lenin Kosovën pa qeveri me kompetenca të plota”, thotë Latifi.

Kurse sa i përket procesit zgjedhorë brenda AAK-së, ai thotë se e kanë ndërprerë për shkak të rrezikut nga koronavirusi. Derisa theksoi se pas kalimit të pandemisë do të shqyrtohet kjo çështje.

“Në momentin kur kemi një rast të infektuar në Kosovë, në një farë mënyrë u krijua atmosfera, u imponua gjendje emergjente e shëndetit publik dhe ne i ndërpremë të gjitha aktivitetet zgjedhore të brendshme dhe kemi vepruar mirë. Kemi sakrifikuar për hir të qytetarëve”, thotë Latifi.

Përndryshe, Rahoveci është njëra prej komunave të pa prekura me koronavirus.

Më Shumë

Zweig pas vdekjes së Moisiut: Ai që na e solli këtë art të shenjtë, qoftë i bekuar

Nga: Stefan Zweig (fjalë lamtumire shkruar pas vdekjes së Aleksandër Moisiut më 22 mars 1935) Përktheu: Albert Vataj Kush pati fatin e lumtur ta njihte nga...

Bruce Springsteen bashkohet në skenë me Zach Bryan dhe Maggie Rogers (Video)

Legjenda e folk-rokut, Bruce Springsteen, iu është bashkuar dy yjeve të reja të muzikës, Zach Bryan dhe Maggie Rogers. Bosi gjeti kohë për t’u shkëputur...

Lajmet e Fundit