15.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

Latifi kërkon të respektohet puna zyrtare gjatë fushatës zgjedhore

latifi ne ekzekutivKryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka kërkuar të premten nga drejtorët e Ekzekutivit që të mos i lënë punët zyrtare për fushatë zgjedhore. Ai tha se të gjitha obligimet institucionale duhet të kryhen me përgjegjësi të plotë. ” Duhet të dëshmojmë që në prioritet i kemi detyrimet ndaj qytetarëve”, tha  Latifi

Në mbledhjen e sotme të Ekzekutivit të Rahovecit, është diskutuar për ecurinë e punëve në territorin e Komunës. Gjatë raportimit u konstatua se shumica e projekteve që kanë nisur kohë më parë janë në vijim. Po ashtu në këtë mbledhje  janë diskutuar edhe problemet e caktuara me disa operatorë ekonomik, të cilët nuk po arrijnë të përmbushin obligimet e tyre ndaj kontratave.

Drejtori për Urbanizëm Fatmir Kryeziu, ngriti shqetësimin rreth ndërtimin e një ure në fshatin Fortesë, ku operatori ka hasur në vështirësi financiare dhe nuk po arrin të përfundojë me kohë projektin.
Drejtor i Financave Afrim Limani, tha ndërkaq  se deri më tani janë realizuar 651 mijë euro të hyra komunale.”Shumica prej tyre vijnë nga tatimi në pronë”,tha Limani. Ai tha se  po punohet edhe  në shlyerjen e obligimeve ndaj operatorëve ekonomik, që i kanë përmbushur obligimet nga kontratat.

Drejtori për Shërbime Komunale Publike dhe Emergjencë Përparim Krasniqi, raportoi për shpërndarjen e gypave për kanalizime dhe ujësjellës në lagje të qytetit dhe fshatra.”Po vazhdon edhe rregullimi i trotuarit në disa rrugë të qytetit, ndërsa shqetësim paraqet shiu që bie herë pa here. Po punohet që të rregullohet rruga me zhavorr në Kaznik, rruga në Vrajakë dhe disa rrugë të tjera në zona të ndryshme të komunës”, tregoi Krasniqi./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kurti: Sakrifica dhe beteja e banorëve të Lubizhdës së Hasit, pjesë e dhimbshme dhe e lavdishme e historisë së popullit tonë

Në 25 vjetorin e rënies së dëshmorëve e martirëve në Lugishtë të Hasit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe te varrezat...

Vetëvendosje në Prizren uron besimtarët myslimanë: Me fat Fitër Bajramin!

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prizren ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë : "Me fat Fitër Bajramin!". "Në këtë ditë feste e gëzimi, le të mbretërojë...

Lajmet e Fundit