13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Latifi kërkon votëbesim në vendlindje

haradinaj dhe LatifiAleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vazhduar fushatën zgjedhore edhe në fshatin Ratkoc, në vendlindjen e kandidatit për kryetar të Rahovecit Smajl Latifi. Para shumë të pranishmëve ka folur kryetari Nëndegës së këtij fshati Besnik Hoti. Ai tha se Ratkoci ka qenë i lënë pas dore dhe i kanë munguar gjërat elementare, “ndërsa me ardhjen e Smajl Latifit në krye të Komunës janë bërë investime që nuk kanë ndodhur asnjëherë më parë”.

“Latifi nuk i ka lënë pas dore dhe rajonet tjera të Anadrinisë dhe me krenari mund të themi se është njeriu i duhur për qeverisje edhe për katër vite”.

Ndërsa vetë kandidati Latifi tha se qeverisja e tij është bazuar në kërkesat dhe nevojat e qytetarëve.“Këto punë do të mbeten nën hijen e punëve të mëdha që do të kryhen në mandatin e plotë katërvjeçar”.

Bashkëfshatarëve tij Latifi iu ka thënë se është i kënaqur që ka pasur mundësi t’ju shërbejë interesave të tyre.

“ Prandaj vota për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës është votë për Ramush Haradinajn kryeministër, për të si kryetar komune dhe për qeverisje të mirë e të ndershme”

Latifi ka bërë thirrje që të votohet edhe lista e kandidatëve për Kuvendin e Komunës, respektivisht kandidatët e këtij fshati Rukije Krasniqi dhe Besnik Hoti.

Ramush Haradinaj ka folur për cilësitë e veçanta të kandidatit Smajl Latifi, duke u shprehur “të lumtë ju që e keni Smajl Latifin kaq të ndershëm e punëtorë”, dhe ka shtuar se në zgjedhjet e radhës që do të mbahen së shpejti ai do të jetë kryeministër dhe se do të merret me problemet jetike të qytetarëve.

“Qeveria aktuale e ka humbur besimin, sepse ajo nuk mund të mbahet më me numrin e deputetëve që ka, mirëpo ne jemi të zënë me zgjedhjet lokale dhe nuk po kemi kohë të merremi me ta, mirëpo në pranverë do të jem kryetar i Qeverisë së Kosovës dhe të gjitha ato punë të mira që do të bëjë Smajl Latifi do të më ketë në krah. Ne në mandatin tonë do të rregullojmë shtratin e Drinit të Bardhë, do të mbështesim sektorin e përpunimit të perimeve, si dhe do të trefishojmë ndihmat për bujqit e vyeshëm të kësaj ane, por edhe të tërë Kosovës. Prandaj, më 3 nëntorit kërkojmë që të konfirmoni mbështetjen për Smajl Latifin, sepse në këtë mënyrë i keni ndihmuar vetes dhe të ardhmes tuaj më të mirë”, tha Haradinaj./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Policia shqipton 1.521 gjoba në trafik

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 1521 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente...

Mot me diell dhe vranësira

Për sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Në zona të caktuara mund të ketë ndonjë reshje të izoluar. Era do fryjë kryesisht...

Dhimbja

Lajmet e Fundit