6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Lazio duartroket Strakoshën, ylli kuqezi synon podiumin

Lazio ka qenë një nga surprizat e këtij sezoni në Itali.

Bardhekaltrit, në fakt, janë në luftë për titullin në Serinë A e Juventus-in dhe Inter-in. Vrapi i lojtarëve të Inzaghi-t është ndalur nga Coronavirus, që ka çuar në pezullimin e kampionateve.

Një nga protagonistët e lacialëve në këtë sezon ka qenë edhe portieri i kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha, i cili është portieri i katërt në 20 vitet e fundit të historisë së klubit për sa i takon numrit të ndeshjevee pa pësuar gol.

Duartrokitje për Thomas, që në 147 ndeshje me bardhekaltrit e ka mbajtur të paprekur rrjetën e portës plot 46 herë. Rekordi mbahet nga Marchegiani, me 145 ndeshje pa pësuar gol në 339 takime.

Pas tij vjen Peruzzi me 75 nga 226 dhe podiumi mbyllet nga Marchetti me 68 nga 194. Portieri shqiptar pozicionohet në vendin e katërt, para Ballotta-s, Muslera-s dhe Sereni-t, por ka akoma edhe 12 ndeshje për ta përmmirësuar statistikën e tij.

Më Shumë

Moti sot me temperatura deri në 30 gradë Celsius

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të ketë mot kryesisht me diell. Sipas njoftimit të këtij instituti,...

Barcelona refuzon një ofertë të majme për Raphinhan, kërkon 20 milionë më shumë

Raphinha pritet të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar të verës, por vetëm për ofertën e duhur. Sulmuesi brazilian ka shpërthyer në javët e fundit...

Lajmet e Fundit