4.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

LDK reagon pas sulmit me vezë ndaj Avdullah Hotit

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas sulmit me vezë ndaj zëvendëskryeminsitrit të Kosovës, Avdullah Hoti.

Në reagimin e LDK-së thuhet se sulmi ndaj Hotit është akt i ulët, i papranueshëm dhe i dëmshëm për proceset vendimtare politike që po kalon Kosova.

LDK ka thumbuar Vetëvendosjen në reagim duke përmendur vitet 2015-2016 kur partia e tashmë kryeministrit Kurti kishte sulmuar me vezë kryeministrin e atëhershëm Isa Mustafën.

“Është i papranueshëm kthimi i shoqërisë sonë në sulme të këtilla, njësoj si në vitet 2015-2016, me qëllim stagnimin dhe bllokimin e proceseve shtetformuese që i kemi ndërtuar në partneritet me miqtë tanë ndërkombëtar. Kosova ka nevojë për qetësi, maturi dhe unitet në politikbërje dhe udhëheqje të vendit”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Ky është reagimi i plotë:

Prishtinë, 22 shkurt 2020

Sulmi i sotëm ndaj zëvendëskryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti është një akt i ulët, i papranueshëm dhe i dëmshëm për proceset vendimtare politike nëpër të cilat po kalon vendi ynë.

Është i papranueshëm kthimi i shoqërisë sonë në sulme të këtilla, njësoj si në vitet 2015-2016, me qëllim stagnimin dhe bllokimin e proceseve shtetformuese që i kemi ndërtuar në partneritet me miqtë tanë ndërkombëtar. Kosova ka nevojë për qetësi, maturi dhe unitet në politikbërje dhe udhëheqje të vendit.

Më Shumë

Fisichella: Schumacher është Maradona i F1

Ish-piloti i F1, Giancarlo Fisichella ka folur për Michael Schumacher, duke bërë një krahasim me një tjetër të madh dhe kampion, por të futbollit,...

Policia shqipton mbi një mijë e 300 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1351 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit